Komuniteti shqiptarë në Greqi: Ftesë me rastin e shenjtrimit të Nënë Terezës

KMA NEWS / Përfaqësitë e komunitetit shqiptarë në Greqi, nënë interesimin e drejtëpërdrejtë të gazetares dhe kreut të Organizatës “Jeta”, znj. Elona Kataro do të organizoj një event të rëndësishëm kushtuar nobelistes, humanistes së madhe me origjinë shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza.

Misionarja shqiptare Nënë Tereza e cila ia kushtoi jetën e saj ndihmës për të varfërit, do të bëhet shenjtore e Kishës Katolike, në një ceremoni më 4 shtator në selinë e shenjtë të Vatikanit.

Anjeza Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në trojet shqiptare në Maqedoni më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Nënë Tereza ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, ndërkohë që më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar (e Lumturuara) nga Papa Gjon Pali i II-të, si simbol i ndihmës për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi jetën, një moment që i ka hapur rrugë shenjtërimit të saj.

Papa hapi rrugën për shenjtërimin e Nënë Terezës duke miratuar një dekret që njeh një mrekulli të dytë që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Organizatorët ftojnë të gjithë emigrantët shqiptarë dhe miqtë e tyre jo shqiptarë të marrin pjesë në këtë ditë të shënuar për kulturën, vlerat dhe traditat  kombëtare të Shqipërisë.

Më poshtë ftesa e plotë:

F T E S E

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, humanistja e madhe me origjinë shqiptare, e cila njihet si nëna e gjithë botës, do të shpallet shenjtore më 4 shtator nga Selia e Shenjtë dhe Papa Francesku në një ceremoni të vecantë që do të mbahet në Vatikan. Organizata “Jeta”, në bashkëpunim me klubin “Drita” dhe shoqatën kulturore “Korca” dhe me mbështetjen e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi dhe Bashkisë së Athinës do të organizojë një veprimtari në nder të Nënë Terezës, humanistes që është kthyer në simbol të ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi krejt jetën.
Jeni të mirëpritur që t’i bashkoheni këtij aktiviteti që do të zhvillohet ditën e diel më 4 shtator 2016, ora 18:00 në Qendrën Kulturore “Melina” të Bashkisë së Athinës (Irakliou 66A & Thessalonikis, Thisio, stacioni i metrosë Keramikos). Ju bëjmë gjithashtu me dije se një aktivitet i ngjashëm do të zhvillohet edhe në Selanik nga dega e organizatës “Jeta” që ushtron aty aktivitetin e saj.

Pjesëmarrja juaj do të na nderojë!

Për më shumë informacion, mund të kontaktoni në:
0030 6937708567
0030 6986086770

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img