SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit që po lëmë pas e nisi fjalën e tij me krizën energjetike, nga e cila mund të goditet edhe vendi ynë.
Kreu i qeverisë theksoi se teksa vendet e tjera të rajonit dhe Europës kanë rritur çmimet, qeveria shqiptare vendosi që të mbrojë konsumatorët familjarë nga kjo rritje.
“Në radhë të parë gëzuar. Me shëndet për të gjithë ju dhe familjarët tuaj. Një falënderim për të gjithë ju për ndjekjen nga afër të aktiviteteve të kësaj godine. Do të ishte e udhës që të ndaleshim në disa pika kyçe. Nga ta nis, mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Por 450 euro megavat është çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ne ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur me tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese.”, tha Rama.
Sfida jonë mbetet që brenda kësaj dekade Shqiperia të shkojë në një eksportues neto të energjisë. Këtë do ta bëjmë duke rritur kapacitetet, së pari duke zgjidhur problemin e trashëguar të hëdhjes se parave bashkë me ujin kur nuk kemi mudnësi të rezervojmë ujin për ditët e thata, gjë që do të na e mundësojë ndërtimi i Skavicës. Së dyti duke vënë në punë me një skemë të re TEC-in e Vlorës. Së treti duke diversfikikuar burimet e energjisë me parqet fotovotaltike. Së katëri duke rritur edhe kapacitetin e prodhimit nga uji ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitetet – tha kryeministri
Më vjen shumë mirë që jemi sot në gjendje të gartantojmë furnizimin me energji për të gjithë, por edhe ta bëjmë këtë pa rritje cmimi apo kufizime dhe ti japim mundësi Kosovës që këto ditë të kenë furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Nuk është diçka e lehtë, por besoj që në sëkëlldira të mëdha dhe gëzime duhet të ndajmë më Kosovën atë që kemi.
Përballja tjetër është rindërtimi. Po ecën. Jemi në kushtet kur po rikthejmë me kënaqësi dhe me krenari në shtëpitë e ture të reja shumë familje. Por procesi vazhdon, kemi kantiere të mëdha të hapura, Tiranë, 5 Majin e Kombinatit që ka marrë një kohë më të gjatë për shkak të problemeve të pronësisë. Kemi lagjen e re në Durrës dhe një sërë pallatesh individuale që kanë filluar ose do të fillojnë vitin e ardhëshëm. Kemi lagjen e re në Krujë që më në fund ka nisur. Kemi Laçin dy ku edhe aty kemi pasur një problem që është një nga shëmbëlltyrat më të shëmtuara të situatës së përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar në procesin e vettingut. Kemi Vorë, që është në process dhe kemi gjithë besimin që 2022-I do të fshijë në tërësi të gjitha plagët e hapura nga tërmeti.





