Kongresmeni amerikan: Protestat e Veliajt kundër gjyqësorit, akt i paprecedent

KMA NEWS / Kongresmeni amerikan Dadiv W. Jolly, në një letër drejtuar ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i ka shhprehur shqetësimin për sulmet politike dhe protestat e organizuara kundër sistemit gjyqësor nga zyrtarë të qeverisë. Në letrën e tij, të siguruar ekskluzivisht nga lapsi.al, kongresmeni amerikan shprehet se protestat e drejtuara nga zyrtarët po kërkojnë t’i frikësojnë gjykatat për përfitime të pastra politike. Shetësimi i kongresmenit Jolly vjen menjëherë pas protestës së organizuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përpara Agjykatës Administrative të Apelit. Anëtari i Kongresit amerikan i kërkon ambasadorit Lu që të vazhdojë angazhimet për zbatimin e ligjit të dekriminalizmit dhe për reformën ën drejtësi.

Më poshtë letra e plotë:

Ambasador Lu,

Ju falenderoj për përfaqësimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara te aleati dhe miku ynë, Shqipëria. Po ju shkruaj sot me një shqetësim të madh për faktin se sistemi i pavarur dhe i paanshëm gjyqësor në Shqipëri po kërcënohet gjithnjë e më shumë, siç më është raportuar, që disa zyrtarë po refuzojnë autoritetin e vendimeve gjyqësore dhe me gjasë po tentojnë të intimidojnë gjykatën për përfitime politike. Unioni i Gjyqtarëve i ka quajtur këto akte si të paprecedent dhe të rrezikshëm.

Unë ju bëj thirrje që të punoni me qeverinë e Shqipërisë për të vazhduar angazhimin e saj për qeverisje dhe reform gjyqësore të lirë e të ndershme. Si pjesë e demostrimit të këtij angazhimi, unë shpresoj se ju do të vazhdoni të inkurajoni Parlamentin që të përmbushë implementimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit të hyrë në fuqi së fundi për të siguruar praktikat më të mira për të hetuar të shkuarën e zyrtarëve dhe të udhëheqësve politikë. Pas zbatimit të plotë të këtyre politikave të dekriminalizimit, ne kemi një dëshirë të fortë për të parë qeverinë e Shqipërisë që të vazdojë me reformën e domosdoshme në sistemin gjyqësor në mënyrë të drejtë dhe një proces gjithëpërfshirës.

Marrëdhëniet e vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe interesi ynë i përbashkët për siguri dhe liri ka një domethënie të rëndësishme rajonale dhe globale. Faleminderit për lidershipin tuaj të vazhdueshëm dhe bashkohem me ju në inkurajimin e lidërve të Shqipërisë për të përaqafuar një angazhim më të madh për një gjyqësor të pavarur e të drejtë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img