Konsensus PS-PD për votimin e Strukturës Kombëtare të Hetimit të Korrupsionit

KMA NEWS / Në datën 6 tetor, mes 6 ligjeve për Reformën në Drejtësi, njëri do të jetë i votuar me konsensus. Ai është ligji për SPAK-un, që rregullon funksionimin e Prokurorisë së posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Arritja e akordit u la të kuptohet gjatë një replike në Parlament mes Edi Ramës dhe Oerd Bylykbashit.

“Tani, ajo që unë e garantoj Edi Ramën është se ai duhet të shqetësohet shumë për këtë ligj, që po përfundon ashtu siç ai nuk e deshi. Shumë shpejt, ligji do të vijë këtu i plotësuar, ashtu siç nuk e deshi, sepse për fat, OPDAT-i ia hoqi kthetrat nga ligji i ‘vetting’-ut”, u shpreh Bylykbashi.

Top Channel e konfirmoi arritjen e marrëveshjes mes opozitës dhe ekspertëve amerikanë, të cilët janë bashkautorë të ligjit për SPAK-un. Nga 3 çështjet e kundërshtuara prej demokratëve dy javë më parë, ishte lënë pa zgjidhur vetëm njëra prej tyre, ajo që lidhej me shqetësimin e opozitës për ndikimin e qeverisë në emërimin e gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të SPAK-ut.

Sipas opozitës, qeveria mund ta bënte këtë nëpërmjet rolit vendimmarrës të dy institucioneve në varësi të saj, që do të kontrollonin pasurinë dhe figurën e kandidatëve për anëtarë të strukturave të SPAK-ut.

Top Channel mësoi se marrëveshja bazohet tek amendamenti i paraqitur nga opozita në mes të shtatorit, duke ia lënë këtë detyrë fillimisht organit që do të bëjë “vetting”-un dhe më pas një komisioni “ad hoc” të përbërë nga anëtarë të 3 strukturave të SPAK-ut.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img