Konventa e PAA, Duka: Sfida e parë, zgjedhjet e Kolonjës

KMA NEWS / Nën tingujt e një prej hiteve më të njohur në planet, një nderim për planetin tonë, “Earth Song” të Michael Jackson, ka nisur në Tiranë konventa e Partisë Agrare Ambientaliste.

Në konventën e sotme të Partisë Agrare Ambientaliste marrin pjesë disa nga politikanët më të rëndësishëm në vend, si kreu i opozitës Lulzim Basha, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu etj. Por nuk mungojnë as të ftuarit nga jashtë vendit, ku spikat senatori italian Giuseppe Esposito, i cili do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse në Konventë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i kësaj partie, Agron Duka tha: “Sot unë përulem para jush dhe betohem se gara jonë politike do jetë e ndershme dhe e pastër. Në këtë rrugë të gjatë ne vijmë nga një histori e gjatë”.

“Garancia më e madhe për të realizuar objektivat dhe prioritetet e programit të PAA jeni ju, me mirënjohjen dhe kontributin tuaj. Ne do të bëjmë realitet që PAA në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësohet me grupin e saj parlamentar. Ky është një objektiv realist”, tha gjithashtu Duka.

“Kam konstatuar që varfëria është e pranishme kudo. Ne duhet t’i themi jo varfërisë, jo padrejtësisë, jo krimit e korrupsionit, jo arrogancës. Ne duhet t’i themi të gjithë së bashku “po shpresës, po zhvillimit”, shtoi ai.

“Sfida e parë është kandidimi në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kolonjës”, apeloi Duka, duke uruar fitore për kandidatin e koalicionit opozitar, që vjen nga Partia Agrare Ambientaliste.

Më tej, duke shpalosur programin e partisë, Duka tha se ajo synon rritjen e kontributit të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rritjen e investimeve publike në zonat rurale, zhvillimi dhe modernizimi i agroindustrisë dhe sektorit të peshkimit, duke mudnësuar rritjen e punësimit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img