Koronavirusi: Situata në Shqipëri po përkeqësohet, regjistrohen 117 raste të reja

SHQIPTARI NEWS – Situata e epidemisë së Koronavirusit në vendin tonë po përkeqësohet. Gjatë fundjavës janë regjistrua një rekord rastesh të reja me një numër prej 117 të infektuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë humbur jetën. Në spitalin infektiv, pacientët në gjendje të rënduar janë në numër të lartë. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Vetë autoritetet e Shëndetësisë po flasin për një situatë serioze epidemiologjike dhe po përgatiten për të rihapur spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, vetëm për të sëmurët e prekur nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat mbrojtëse dhe të vendosin maskat.

“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithësesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën, Është ky një apel që duhet nga të gjithë edhe nga mediat. Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura”, u shpreh ajo.

“Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën”, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.

Dhe 24 orët e fundit kulmuan me 117 të infektuar, shifrën më të lartë deri më tani, pasi autoritetet rritën ndjeshëm numrin e testimeve, duke i çuar ato në 585 të tilla. Bie në sy një shtrirje gjithnjë e më e madhe gjeografike e epidemisë. Vetëm rastet e fundit u zbuluan në 22 qytete të vendit. Aktualisht janë 1462 raste aktive. Tirana mbetet zona me 635 raste, ose 43 përqind të personave ende pozitivë, e ndjekur nga Durrësi e Shkodra me mbi 200 raste, Vlora 108, ndërsa qarqet e tjera poshtë 100 të prekurve aktivë.

Përkeqësimi i situatës dëshmohet dhe nga pohimi i sotëm i autoriteteve: “Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit”, u shpreh zonja Tomini.

Vetëm në 24 orët e fundit, u njoftua për dy viktima të tjera, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Në total numri i vdekjeve ka shkuar në 95 persona. Që pas heqjes së masave shtrënguese, numri i viktimave thuajse është dyfishuar.

Edhe gjendja në spitalin Infektiv vijon të rëndohet dita-ditës. Në 24 orët e fundit ka patur shtim të personave të shtruar, ku deri pak para mesitës ishin 85 pacientë në spital, nga të cilët 10 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Edhe vetë autoritetet nuk duket se presin ndonj përmirësim, përkundrazi. Ato kanë nisur përgatitjet për të rihapur spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, vetëm për trajtimin e të sëmurëve të prekur me Koronavirus.

“Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë”, deklaroi zonja Tomini.

Opozita akuzoi sot sërish qeverinë për mungesën e një strategjie për përballin e gjendjes. Ekspertja e Partisë Demokratike Liljana Shyqyriu foli për “një situatë që po precipitin rrezikshëm” dhe se “qeveria është dorëzuar përballë kësaj epidemie dhe po e lë virusin në rënie të lirë”.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha sot se “mënyra se si është administruar kjo pandemi që nga fillimi ka qenë e gjitha mbi spontanitetin, mbi mosmarrjen e masave efektive, mbi mosvlerësimin e atyre hapave të domosdoshëm, të cilat bëjnë të mundur që të kesh një situatë në kontroll”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img