KQZ përpiqet të mbrohet për fshehjen e dokumentit të Armando Prengës

KMA NEWS / KQZ ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë se ka ndihmuar Armando Prengën të fshehë dënimin për falsifikim dokumentash nga gjykata shqiptare, një ditë para marrjes në shqyrtim të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, që kërkon heqjen e mandatit të deputetit Armando Prenga.

Prokuroria disa ditë më parë kërkoi heqjen e mandatit të Armando Prengës me arsyetimin se ai rezulton me precedentë penalë në Itali dhe Shqipëri. Por sipas KQZ Armando Prenga nuk e humb mandatin, sikurse Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj dhe Zef Hila të cilët nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit, por sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore, rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fillim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të profesionit.

Në listën e funksionarëve që nuk preken nga dekriminalizimi është edhe deputeti Shkëlqim Selami, për të cilin Prokuroria gjeti të tjera prova që i rrëzonin mandatin.

KQZ është mbrojtur ndaj akuzave për shkelje të ligjit, si pranime deklarimesh jashtë afateve dhe mosbashkëpunim, duke sqaruar se qëllimi i ligjit të dekriminalizimit është të sigurojë besimin e publikut dhe jo inkriminimin e pakuptimtë.

Të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme të pak ditëve më parë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img