KQZ vendos për rinumërim të votave të kandidatëve: Në Prizren shumë parregullsi, ndërhyrje në rezultat

GAZETA E LONDRES  – KQZ vendos për rinumërim të votave të kandidatëve: Në Prizren shumë parregullsi, ndërhyrje në rezultat

KQZ vendosi në mënyrë unanime që të kryhe rinumërim i plotë i votave të kandidatëve për deputetë në çdo komunë të Kosovës, pasi u gjetën shumë parregullsi dhe tjetërsime votash. Në Prizren ndryshim rezultati me mbi 30 mijë vota.

Në 38 komunat e Kosovës votat për kandidatët për deputetë në 28 dhjetor do tu nënshtrohen sërish procesit të numërimit. Procesi kishte nisur në 10 komuna ndërsa Komisioni qëndror zgjedhor I cili u mblodh këtë të hënë pasi analizoi një raport nga I cili u evidentuan parregullsi dhe tjetërsime të konsiderueshme të vullnetit të qytetarëve vendosi që të bëhet një rinumërim I plotë për të gjitha komunat.

“Për dallim nga votat për subjektet politike, të dhënat për kandidatët pas rinumërimit, paraqesin një shkallë të lartë të pasaktësive në numërim. Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN”, Kreshnik Radoniqi.

Pas analizimit të të dhënave, kreu i KQZ së Kosovës, tha se rasti I Prizrenit ishte ai më shkeljet më të mëdha.

“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN”, tha Radoniqi.

Në komunat e tjera të Kosovës sipas kreu të KQZ nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në votat e kandidatëve, edhe pse në vendvotime të caktuara janë të qarta ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë, pas një vlerësimi të procesit. KQZ shkarkoi të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit dhe rastin njoftoi se do ia përcjelli prokurorisë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img