KQZ vendos: S’ka votim elektronik. 6 mld dollarë për zgjedhjet

KMA NEWS / Merr fund debati për zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2017. KQZ do të miratojë buxhetin e ri për zgjedhjete vitit 2017, në zërat e të cilit nuk është  parashikuar asnjë lek për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje.

Edhe pse nuk priteshin surpriza për votimin dhe numërimin elektronik, pasi diskutimet për amandamentin e Kodit Elektoral kan mbetur në nivel deklaratash e retorikash politike. KQZ ka diskutuar dje buxhetin e ri zgjedhor, i cili kap shifrën e 733 mln lekëve, ose thënë ndryshe rreth 6 mln dollarë.

Buxheti i zgjedhjeve, zërin më të madh ka atë të pagave dhe shpërblimeve të punonjësve të përkohshëm, i cili kap vlerën e rreth 275 mln lekësh, ose rreth 2,.1 mln dollarë

buxheti-zgjedhjet

PUNONJËSIT E RINJ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë rreth 342 vende të reja pune, në të cilat do të punësohen specialistë me kontratë të përkohshme. Për këtë kategori punonjësish, KQZ ka parashikuar që paga e tyre të jetë e barabartë me pagën e një specialisti në institucionet e vendit, si ministri apo Kuvend.

“Me vendimin nr.16, date 17.01.2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar strukturën e personelit shtesë të KQZ-së për zgjedhjet e datës 18 qershor 2017. Në të njëjtin vendim është përcaktuar edhe kohëzgjatja e kontratës, si edhe kategoria e pagës për secilin pozicion.

Punonjësit e përkohshëm do të paguhen mbështetur në VKM Nr.589, datë 17.07.2013, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM Nr.545, datë 11.08.2011 të Këshillit të Ministrave’. Nga ana e drejtorisë së Financës është bërë llogaritja e fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore në përputhje me VKM-të e sipërcituara, si edhe legjislacionit tjetër që përcakton masën e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale.

Në total për procesin e ardhshëm zgjedhor është parashikuar të punësohen në total 342 punonjës me kontratë të përkohshme. Kostoja totale e pagave të personelit të përkohshëm është 68.8 milionë lekë”, thuhet në relacionin e buxhetit.

Ndërkohë që duke llogaritur dhe pagesat për kryetarët dhe anëtarët KZAZ-ve, komisioneve të votimit, grupeve të numërimit, monitoruesve dhe bordit të medias, “kosto totale e shpërblimeve është 216.4 milionë lekë”./Panorama

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img