Kreshnik Çollaku, emërohet Këshilltar i Vjosa Osmanit për Politikën e Jashtme 

GAZETA E LONDRES – Kreshnik Çollaku, emërohet Këshilltar i Vjosa Osmanit për Politikën e Jashtme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në rolin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.

Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate publike të Çollakut, ku ai shprehu entuziazmin dhe përkushtimin për të kontribuar në avancimin e interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, duke vepruar si një urë lidhëse mes Tiranës dhe Prishtinës.

Në deklaratën e tij, Çollaku theksoi rëndësinë e këtij roli të ri, duke e cilësuar si një mundësi unike për të shërbyer Kosovën dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve shqiptare.

“Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e këshilltarit për politikë të jashtme.

Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me ketë angazhim merr një dimension e mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës e falënderues presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin.

Ky angazhim me jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar avancimit në mënyrë të integruar të interesave tona kombëtare e shtetërore”, ka shkruar Çollaku në “Facebook”.

Çollaku ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin e treguar, duke e konsideruar këtë pozicion si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme të Kosovës.

Kreshnik Çollaku ka qenë një figurë e njohur në politikën shqiptare, duke shërbyer si deputet i Partisë Demokratike, si dhe ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në SHBA.

 

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img