Kreu i Kuvendit zhvillon pritjen e fundvitit me përfaqësuesit e medias (FOTO)

KMA NEWS / Nën kujdesin e Kryeparlamentarit, Ilir Meta, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një pritje me përfaqësuesit e medias në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

Në këtë aktivitet festiv ishin të ftuar drejtues të mediave, botues, analistë dhe gazetarë, të cilët u bënë pjesë e pritjes së organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin dhe bëri apel për të përmirësuar edhe më shumë standardet siç e meritojnë qytetarët shqiptarë.

“Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin që do të kemi edhe vitin që vjen. Ka qenë një vit në përgjithësi i mirë. Shpresojmë që edhe viti tjetër të jetë akoma më i mirë, më i qëndrueshëm, më pozitiv, pa shumë sfida të cilat nuk po i përmendim, por të gjithë jemi dakord që duhen standarde më të larta kudo. Duhen në politikë, duhen në Parlament padiskutim, sidomos të enjten, por besoj që duhen në media, në komunikim. Dhe të bashkëpunojmë të gjithë për t’i ngritur këto standarde më tej, siç e meriton vendi ynë, siç e meritojnë qytetarët tanë”, – u shpreh z. Meta, i cili i uroi të pranishmëve një vit sa më të suksesshëm.

“Unë do të ngre një shëndet për të gjithë ju, gazetarët, gazetaret, për pronarët, investitorët në media, që ju mbështesin ju. Dhe urojmë që viti 2017 të jetë një vit i suksesshëm për të gjithë vendin, qytetarët tanë. Gëzuar Krishtlindjet. Gëzuar Vitin e Ri”, – ka uruar Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

meta-lesi2

meta-zheji meta-news-24 meta-cakuli3 meta-cakuli meta-media3

meta-lesi4 meta-lesi3

meta-fevziu2 meta-hysenbelliu2 meta-fjalimi-vere meta-media2 meta-hysnebelliu meta-2 meta-media meta-qafoku

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img