Kriza ndërkombëtare që po instalon Berisha me kundërshtimet ndaj draftit në drejtësi!

KMA NEWS

Nga Genta KALOÇI Skënderi

Kriza ndërkombëtare që po instalon Berisha me kundërshtimet ndaj draftit në drejtësi!
Saliu në këto momente mundohet të fitoj kohë duke shtyrë situatën deri në kulm duke rrezikuar marrdhëniet dipllomatike me aleatin tonë strategjik.

Në ato korridoret e errëta të kaplloqes së tij mendon se me këtë strategji do e shtyj situatën aktuale deri në pikën e lodhjes duke pasuar tërheqja, do lodhen e do ikin.

Harron Saliu se muri me kokë nuk shëmbet, shteti e kap lepurin me qerre, e aq më keq kur është i mbështetur nga miqtë strategjik të DASH lepuri vete e hyp vetë në qerre sali efendi, vazhdo jepi gaz qerres çerek shekullore pa rrota kushedi ku do të të nxjerri.

Gjithashtu Saliu harron se nuk është aq faktor i rëndësishëm që të tërhiqet një superfuqi nga ruajtja e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon.

Sali, do mundohem të të informoj me dy budalliqe nga ana ime, nëse fiton, ku padyshim se do të fitoj znj. e nderuar Hillari Klinton andej nga aleati ‘yt’ strategjik, atëherë mbase, them mbase mos e mer të sigurtë, se roli ynë në rajon do jetë faktor i rëndësishëm (ky realitet do ishte makth për ty).

Duke marrë parasysh pozitën e vështirë të vendit fqinj, qëndrimi i saj do jetë i rëndësishëm ndaj qeverisë të komunistit të moderuar grek Çipras, i cili do ketë një mbështetje më të madhe në mënyrë që të zbehet ndikimi rus në rajon, gjithashtu duke dobësuar faktorin serb në rajon.

Prej shumë vitesh qarkullonin në Greqi skenare konspirative për shkak të qëndrimit të hapur antiamerikan që frymëzonte politika greke për interesat e pastra vetjake, duke ndjekur një model vetëshkatërrues.

Ekonomia greke në nevojë për mbështetje financiare dhe në realizimin e reformave do ketë nevojë për një fuqi në rolin e tutorit, kështu që duke flertuar me Shba-të ne e kemi më të lehtë të ridimensionojmë rolin tonë.

Në këto rrethana të vështira Greqia u gjend si rrjedhojë e shumë politikave pro ruse nga politika pararendëse të cilët kur Bush në Bukuresht propozoi që Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia të futen bashkë në NATO, Greqia përdori veto.

Ky ishte një akt i hapur kundërshtues ndaj SHBA dhe qëndrimeve të saj ndërkombëtarisht me pasojë krizën ekonomike financiare në vend. Greqia ndodhet në krizë de facto dhe de juro që nga viti 2009. Shumë prej nesh mundohen që një skenar i tillë të mos ndodhi në vendin tonë që është e zhytyr në borxhe nga kthetrat e sundimit tënd dhe oborrit tënd dritëshkurtër.

Megjithatë Sali, ti vazhdo me skenarin tënd të mbrapshtë, jemi kurioz të shohim se çfarë do jesh në gjendje të fitosh dhe deri ku do arrish. Jemi në pritje dhe kurjoz.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img