Kryeministrat evropianë udhëtuan me tren nga Polonia në Kiev, për tu takimi me Zelenckyy-n

SHQIPTARI NEWS – Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë zhvilluan një takim me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Kiev të martën, në shenjë mbështetjeje për vendin e sulmuar nga Rusia edhe pse bombardimet janë afruar pranë qendrës së qytetit.

Tre udhëheqësit zhvilluan një udhëtim disa orësh me tren pavarësisht shqetësimeve brenda Bashkimit Evropian lidhur me rreziqet e sigurisë së udhëtimit brenda një zone lufte.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, shkroi në median sociale mbrëmjen e së martës se ai, Zëvendëskryeministri Jaroslaw Kaczynski dhe liderët çekë dhe sllovenë ishin në Kiev.

“Këtu, në Kievin e shkatërruar nga lufta, po shkruhet historia. Pikërisht këtu, liria lufton kundër botës së tiranisë. Këtu, e ardhmja e të gjithë neve varet në balancë”, shkroi zoti Morawiecki në rrjetin Twitter.

Kjo simbolizon mbështetjen e fortë për Ukrainën, ndërsa udhëtimi i gjatë me tren nga Polonia në Kiev dërgoi mesazhin se pjesa më e madhe e vendit ende mbetet në duart e Ukrainës.

Presidenti Zelenskyy postoi një video në Facebook ku shihet i ulur rreth një tavoline me udhëheqësit dhe disa zyrtarë të tjerë duke i informuar ata për zhvillimet e luftës. Ai shprehu mirënjohje për vizitën e tyre, duke e quajtur atë një “dëshmi të fuqishme mbështetjeje”.

Udhëheqësit e Polonisë, së bashku me Kryeministrin Petr Fiala të Republikës Çeke dhe Kryeministrin Janez Jansa të Sllovenisë, thanë se ishin në një mision të BE-së. Por zyrtarët nga blloku 27 anëtarësh këmbëngulën se treshja e kishte ndërmarrë udhëtimin në mënyrë të pavarur.

Kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë janë kthyer në Poloni pas vizitës së tyre në Kiev, tha një zëdhënës i qeverisë polake.

“Delegacionet polake, sllovene dhe çeke u kthyen shëndoshë e mirë”, shkruan Piotr Muller në Twitter.

Udhëheqësit, të shoqëruar nga kreu i partisë qeverisëse të Polonisë, Ligj dhe Drejtësi, Jaroslaw Kaczynski, udhëtuan për në Kiev me tren në shenjë solidariteti me Ukrainën dhe ishin të parët që vizituan kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img