SHQIPTARI NEWS – Bisedë telefonike Johnson – Zelenskyy
Nga Mimoza CACA, London
Kryeministri foli me presidentin ukrainas Zelenskyy në orët e para të mëngjesit të sotëm për situatën jashtëzakonisht shqetësuese në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.
Të dy udhëheqësit ranë dakord se Rusia duhet të ndërpresë menjëherë sulmin e saj ndaj termocentralit dhe të lejojë akses të papenguar për shërbimet e urgjencës në termocentral.
Kryeministri tha se veprimet e pamatura të Presidentit Putin tani mund të kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të bënte gjithçka që mundej për të siguruar që situata të mos përkeqësohej më tej.
Kryeministri tha se do të kërkonte një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në orët e ardhshme dhe se Mbretëria e Bashkuar do ta ngrejë këtë çështje menjëherë me Rusinë dhe partnerët e ngushtë.
Të dy udhëheqësit ranë dakord se një armëpushim ishte vendimtar.
Ukraina thotë se forcat ruse kapën centralin bërthamor të Zaporizhzhia
Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.
“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë,” tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.
Një zjarr shpërtheu më herët në uzinën më të madhe në Evropë – Ukraina tha se ishte një sulm me bombardime ruse.





