SHQIPETARI NEWS / Kryeministri Boris Johnson është bërë baba për herë të gjashtë, pasi bashkëshortja e tij 32 vjeçarja Carrie Symond, ka sjell në jetë një djal, i cili është edhe fëmija e parë i saj.
Prindërit e rinjë ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e djalit të tyre të sapo lindur, ndërkohë që kanë falenderuar edhe ekipin e maternitetin përmes zëdhënësve.
“Kryeministri Johnson dhe Znj, Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS,” tha zëdhënësi.
Johnson dhe Symonds e bënë publike fejesën e tyre në muajin shkurt dhe lajmëruar se shumë shpejt do të martohen. Ndërkohë Johnson sapo ka kaluar edhe koronavirusin, të cilit i mbijetoi me sukse. Kryeministri britanik zyrtarisht ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesa e dytë që pati me Marina Wheeler Lara Lettice, 26 vjeç, Milo Arthur, 24 vjeç, Cassia Peaches, 22 vjeç dhe Theodore Apollo, 20 vjeç. Johnson gjithashtu ka edhe një fëmijë të pestë, Stephanie Macintyre, me konsulenten e artit Helen Macintyre.
Në vitin 2004 u raportua se Johnson kishte një lidhje me gazetaren Petronella Wyatt e cila kishte mbetur shtatzënë me të dhe kishte abortuar Në vitin 2006 News of the World raportoi se z. Johnson kishte pasur një lidhje me gazetaren Anna Fazackerley. Por këto, kanë mbetur thejsht lajmë të pa aprovuara nga vetë kryeministri britanik.





