Kryeministri grek Mitsotakis: Vaksina e Covid-19, falas për të gjithë qytetarët

SHQIPTARI NEWS – Shteti grek do të përkujdeset për dhënien falas të vaksinës së koronavirusit për gjithë qytetarët, ka deklaruar të premten, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, bënë me dije Televizioni shqiptarë në Athinë “TRIBUNA”.

Në mbledhjen për Covid-19, Mitsotakis ka bërë të ditur gjithashtu se shteti do të mbulojë shpenzimet për pajisjen me maska mbrojtëse të nxënësve dhe personelit mësimdhënës.

Shefi i qeverisë greke ka deklaruar ndër të tjera:

Dua të jem absolutisht i qartë, vaksina do të jepet falas për gjithë qytetarët. Nuk e dimë ende nëse do të jetë një apo më shumë vaksina. Nuk e dimë se kur do ta kemi në dispozicion. Shpresojmë sa më shpejt dhe jo më vonë. Mirëpo, kurdo që ta kemi vaksinën në dispozicionin tonë, kjo do të disponohet  falas për gjithë qytetarët.

Gjithë vendet e botës po i hapin sërish shkollat e tyre.

Ky është dhe rekomandimi unanim i komisionit shkencor dhe me këtë rekomandim bashkohet qeveria greke. Shkollat do të hapen, duke mbajtur parasysh dhe gjithë kujdesin që na këshillojnë ekspertët, në mënyrë që të pakësojmë në minimum përhapjen e virusit.

Një nga këto parashikime është dhe përdorimi i detyruar i maskës në klasë për të gjithë fëmijtë, duke filluar nga kopshti dhe deri në klasën e fundit të liceut.

Qeveria greke do të marrë përsipër të disponojë maska falas për gjithë nxënësit dhe gjithë mësuesit, dhe në këtë mënyrë t’i përgjigjet detyrimit që t’u ofrojë fëmijve maskën për të cilët qeveria kërkon përdorimin e detyrueshëm të saj në shkolla, ka theksuar Mitsotakis.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img