Kryeministri Rama: Kam dy ditë që pres Bashën për takim, me ose pa aleatë

KMA NEWS / Kryeministri Edi Rama foli sot në Kuvend për krizën politike dhe kërkesën e PD për qeveri teknike. Rama tha se ishte në pritje të takimit me kreun e PD-së për të shprehur qëndrimet e tij për kërkesat e opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike.

Kryeministri u shpreh se nuk do të fliste në seancë për zgjedhjet dhe për qeverinë teknike, pasi ishte në pritje të takimit me PD. “Nuk flas sot për qeveri teknike. Sepse kam dy ditë që pres orën dhe vendin. Unë pres takimin, në çfarëdo formati, vetëm për vetëm, me shokë. me aleatë, pa aleatë”,- tha Edi Rama.

Rama tha se e gjithë protesta e PD nisi për shkak të vetingu. “Çadrën e ngriti frika e vettigut”,- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha sot se ekziston një përpjekje për të ndaluar PS të hyjë në zgjedhje, për të ndaluar shtetin të bëhet shtet, për të ndaluar stabilitetin e vendit dhe për të ndaluar procesin e Vettingut.

“Për asnjë sekondë që të arrihet pikënisja e përpjekjes që i dha jetë çadrës. Çadrës nuk i dha jetë përpjekja për zgjedhje më të mira, por frika nga Vettingu. Në thelb nuk është një përpjekje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, nuk ka një përpjekje për të bërë opozitën të hyjë në zgjedhje, por për të mos lejuar PS të hyjë në zgjedhje se kjo parti nuk përbën një kërcënim si fituesja e zgjedhjeve. Frika nga drejtësia nuk është një frikë e zakonshme që prodhon reagime të zakonshme,” tha Rama.

Rama tha se kjo është një përpjekje e paguar dhe e sponsorizuar. Sipas tij, çadra e opozitës mbushet vetëm për shfaqje televizive, pasi në të kundërt do të ishin mbushur me qytetarët gjithë rrugët e Shqipërisë

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img