Kryeministri Rama sa po u kthye nga SHBA niset për Kosovë

SHQIPTARI NEWS – Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e sotme Kosovën në një kohë kur veriu i vendit është përfshirë në një valë trazirash për shkak të vendosjes së reciprocitetit me targat serbe. Albin Kurti do të presë Ramën dhe anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë në orën 08:50, me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”.

“Kryefjalë” e bisedimeve mes tyre do të jetë çështja e reciprocitetit, ku Rama e ka bërë edhe më parë me dije qëndrimin e tij, duke kërkuar dialog nga të dyja palët. Ndërkohë mësohet se pjesë e bisedës do të jetë edhe nisma “Ballkani i Hapur”, për të cilën deri më tani Kosova e ka refuzuar që të marrë pjesë. Pas takimit, Kurti dhe Rama do të mbajnë një konferencë për media në orën 10:20.

AXHENDA:

08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp

10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)

11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)

12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)

13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.

15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)

Më pas, kreu i qeverisë Rama do të takohet me tre liderët e opozitës: Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të dekorojë edhe akademikun, Rexhep Qosja.

Ishte kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ai i cili e uroi për mandatin e tretë duke e ftuar për një vizitë zyrtare, ndërsa Rama u shpreh se takimi do të bëhej shumë shpejt, për të nisur edhe punën për mbledhjen e dy qeverive.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img