GAZETA E LONDRES – Kryeministri Rishi Sunak u takua me Presidenten e KE Ursula von der Leyen
Kryeministri u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa merrnin pjesë në Samitin e G7 në Itali.
Udhëheqësit diskutuan përkushtimin e tyre të përbashkët për të mbështetur Ukrainën dhe mirëpritën marrëveshjen e G7 për t’i siguruar Ukrainës fonde të reja të rëndësishme të mundësuara nga fitimet nga asetet e ngrira ruse.
Kryeministri Sunak më heret pati një takim edhe me presidentin ukrainas Vladimir Zelensky, ku i përsëriti mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje përballë pushtimit të paligjshëm të Rusisë. Presidenti Zelensky falënderoi Kryeministrin britanik për mbështetjen e tij për nismën e paqes të Ukrainës






