“Kryeministria u mbrojt nga FBI!” Ngjela bën deklaratën e fortë

KMA NEWS / “Kryeministria u mbrojt nga FBI!” Ngjela bën deklaratën e fortë 

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar protestën e opoztës ditën e djeshme, në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se FBI kishte hartuar planin mbrojtës për godinën e kryeministrisë.

Më tej Ngjela shkruan se kryeministri pa zyrë ishte fshehur në Vlorë dhe sipas tij kryeqytetin e kishte lënë në dorë të hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent.

“Po Rama, kryeministri pa zyrë i Shqipërisë, ku ishte? Asgjëkundi. Ishte i fshehur në Vlorë, sepse kryeqytetin ia kishte lënë në dorë hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent, dhe me një polici inaktive. Por edhe me një plan mbrojtës të kryeministrisë që kuptohej se ia kishte bërë FBI pa e pyetur fare kryeministrin endacak të Shqipërisë.Turp. Këta vjedhës duhet të mos i shohë më shoqëria shqiptare. Po socialistët?
Ata janë mazhorancë. Nëse ende nuk binden që Rama do destabilizimin e Shqipërisë, nuk janë fare këtu. Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta bëjnë dot socialistët duke vendosur një kryeministër të pakorruptuar?
Të shohim.
Duhet të shohim edhe një gjë: a do t’i arrestojnë keqbërësit e paguar të Saliut?
”- shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë

Çfarë do të ndodhë më tej me të korruptuarit e revoltuar të Shqipërisë?
Do të vazhdojnë të ushqejnë shpresën e destabilizimit të Shqipërisë?

Dje hordhitë Berisha dështuan, edhe pse me një polici pothuajse inekzistente. Kurse kryeministri la kryeqytetin dhe shkoi në Vlorë. Turp për të. E gjithë shfaqja e djeshme ishte ky gjykim: korrupsioni kundër korrupsionit.

  1. Të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, nuk arritën të krijonin revoltë popullore.
    Plani qesharak i Saliut ishte: një revoltë e dhunshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se e mendonte si kështjellë për të marrë Shqipërinë. Dhe dështoi. Njëlloj si Donkishoti me mullinjtë e erës. Ky ishte diskreditimi i marrëzisë Berisha, që nga halli i frikës antikorrupsion kërkoi të digjte Tiranën e mandej Shqipërinë. Asgjë.

ll.
Po Rama, kryeministri pa zyrë i Shqipërisë, ku ishte? Asgjëkundi. Ishte i fshehur në Vlorë, sepse kryeqytetin ia kishte lënë në dorë hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent, dhe me një polici inaktive. Por edhe me një plan mbrojtës të kryeministrisë që kuptohej se ia kishte bërë FBI pa e pyetur fare kryeministrin endacak të Shqipërisë.
Turp. Këta vjedhës duhet të mos i shohë më shoqëria shqiptare. Po socialistët?
Ata janë mazhorancë. Nëse ende nuk binden që Rama do destabilizimin e Shqipërisë, nuk janë fare këtu. Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta bëjnë dot socialistët duke vendosur një kryeministër të pakorruptuar?
Të shohim.
Duhet të shohim edhe një gjë: a do t’i arrestojnë keqbërësit e paguar të Saliut?

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img