Kryeministrja italiane vlersonajtin heroik të Elton Zefi

GAZETA E LONDRES – Kryeministrja italiane vlersonajtin heroik të Elton Zefi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka përshëndetur publikisht aktin e jashtëzakonshëm të guximit të të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi nga mbytja një 85-vjeçar që ra me makinë në një lumë në Padova. Në një reagim në Instagram këtë të shtunë, Meloni theksoi se falë trimërisë dhe altruizmit të Zefit, u arrit të shpëtohej një jetë — duke e cilësuar shqiptarin një hero të vërtetë.

Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi asnjë sekondë kur pa automjetin të fundoset me shpejtësi në ujërat e kanalit Battaglia, në Padova. Ai u hodh menjëherë në ujë për të ndihmuar drejtuesin e mjetit, biznesmenin e njohur Giuseppe Salvalajo, 85 vjeç, i cili kishte humbur kontrollin e makinës dhe kishte mbetur i bllokuar brenda saj, në gjendje shoku. Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00, për arsye ende të pasqaruara.

Ironikisht, ishte pikërisht dita e ditëlindjes së Elton Zefit. Teksa po shkonte drejt një takimi pune, ai dhe kolegu i tij vunë re një grup njerëzish të alarmuar në brigjet e lumit Battaglia. Shumëkush shikonte i pafuqishëm drejt makinës që po zhdukej nën ujë. Pa humbur kohë, Zefi dhe një tjetër kalimtar u hodhën në kanal për të ndërhyrë.

Fillimisht, ata tentuan të thyenin xhamat e makinës, por dështuan për shkak të presionit të ujit. Eltoni rrëfeu më vonë se kishte vërejtur dorën e të moshuarit pranë sediljes së pasme, ku xhami kishte mbetur paksa i hapur — momenti që i dha një grimë shprese. Megjithë lodhjen, të ftohtin e akullt që i kishte mpirë këmbët dhe rrezikun real për jetën e tij, ai vendosi të mos dorëzohej dhe bëri përpjekjen e fundit.

Përpjekja e tij u shpërblye: 85-vjeçari arriti të dilte nga automjeti dhe u tërhoq në breg i gjallë. Pak minuta më pas mbërritën ekipet e emergjencës, ndërsa e gjithë ngjarja u regjistrua në një video që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke zgjuar admirimin e publikut.

I moshuari u transportua menjëherë në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Akt heroik, reagim i menjëhershëm dhe një mesazh i fortë humanizmi: Elton Zefi u bë simbol i guximit jo vetëm për komunitetin shqiptar në Itali, por për të gjithë shoqërinë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img