Kryeprokurori i ri, Grupi i PS fton kandidatët: Kemi kërkesa shumë të thjeshta

KMA NEWS / Grupi i PS është mbledhur sot për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të vendit. Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve, theksoi se për Kryeprokurorin e ri ka kritere shumë të thjeshta: Shkollë magjistrature, grada dhe 15 vjet përvojë dhe ai ftoi kandidatët të aplikojnë.

“Kjo shumicë nuk ka tendencë të kapë asnjë institucion, as kontroll mbi dosjet, se sot pushtetin mbi dosjet e ka Gjykata.”

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mëngjesin e kësaj të hëne gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka treguar arsyet se përse nuk ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Dy arsyet kryesore sipas Manjës është bllokimi i ligjit të Vetting-ut dhe mungesa e ardhjes së kandidaturave nga shoqëria civile.

“Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurat për përcaktimin e Prokurorit të përkohshëm. Komisioni i Ligjeve ka vërejtur se ndryshimet kushtetuese, të cilat janë vendosur, nuk ka parashikuar zgjatje të mandatit të prokurorit, por përfundimin pas mandatit 5-vjeçar,” tha Manja.

Në fjalën e tij, deputeti socialist tha dhe se Kuvendi e ka detyrim kushtetues për përfshirjen në këtë çështje.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img