Kthimet në pikat e kalimeve kufitare, reagon Ambasada greke

KMA NEWS / Ambasada greke ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për shtyp lidhur mbi informacionet sipas të cilave pala greke po kthen pas shqiptarët në doganat e Kapshticës dhej Kakavijës.

Ambasada i quan “një fushatë dezinformimi” lajmet e botuara në media duke theksuar se “nuk ka as edhe një ndryshim për sa u përket kushteve të kalimit në pikat e kalimit në kufijtë greko – shqiptarë, të cilat zbatojnë ato që parashikon Marrëveshja Shengen për qytetarët e vendeve të treta që dëshirojnë të vizitojnë zonën Shengen”.

Ambasada thotë se kjo gjë ju shpjegua në mënyrë plotësisht të qartë Ministrit të Brendshëm Tahiri nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Greke, gjatë takimit të tyre më 4 Nëntor.

“Të gjitha vonesat apo edhe ndalimet e hyrjes që vihen re këto ditë, janë të zakonshme për çdo vit, gjatë muajve Nëntor dhe Dhjetor. Gjatë kësaj periudhe, kryesisht për shkak të mbledhjes së ullinjve, shtohet numri i shtetasve shqiptarë që kërkojnë punë sezonale në Greqi, pa pasur vizë të posaçme për këtë qëllim, rrjedhimisht nuk plotësojnë kërkesat që parashikon Marrëveshja Shengen, të cilat Autoritetet Greke i respektojnë dhe i zbatojnë pa asnjë devijim.

As edhe një ndryshim nuk ekziston për sa u përket shërbimeve që autoritetet konsullore Greke në Shqipëri u ofrojnë qytetarëve Shqiptarë. Ato, me përpjekje mbinjerëzore, gjatë muajve të fundit ja kanë dalë që të shkurtojnë kohën e pritjes, nga 10 ditë në 3 ditë pune, që nga momenti që çdo dokument dorëzohet nga posta. Kuptohet që autoritetet Greke nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për çdo vonesë të mundshme në dërgimin e korrespondencës nga ana e Postës Shqiptare.

Shkrime të ndryshme që bëjnë fjalë për gjoja “hakmarrje greke”, janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen realitetit dhe kanë si qëllim që të krijojnë armiq imagjinarë. Ndjenjat e sinqerta të miqësisë dhe të solidaritetit të Greqisë dhe të popullit grek kundrejt popullit shqiptar, kanë kohështrirje të gjatë dhe nuk mund të vihen në diskutim. Ata 700 mijë emigrantë Shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Greqi dhe të integrohen natyrshëm në shoqërinë greke, përbëjnë një tregues të gjallë të bashkekzistencës harmonike midis dy popujve” – thuhet në reagimin e Ambasadës greke.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img