Kujtesa ikën më shpejt se sa vitet: Sot 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit

KMA NEWS / Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën  26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Edhe pse  kanë kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë, familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë ende drejtësi, pasi ende asnjë fajtor nuk qëndron pas hekurave.

Ngjarja e rëndë ndodhi  të shtunën  e 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin Gërdecë afër Vorës,  pikërisht në orën 12:05 të mesditës.

Pas shumë seancash gjyqësore, Gjykata e Shkallës së Parë  me 12 mars te vitit 2012, tre ditë para përvjetorit të tragjedisë dha vendimin për 29 të pandehurit e dosjes “Gërdeci”, dënime të cilat ishin disa herë më të ulëta se ato që kishte kërkuar prokurori, mes të cilave edhe tre burgime për jetë.

Asnjë nga 29 të akuzuarit nuk u dënua për akuzën e vrasjes,  pasi ngjarja u konsiderua si gabim njerëzor.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img