Kujtim Vani: Informacion mbi gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19, statistikat për të gjitha shtetet e botës

SHQIPETARI NEWS /  Si paraqitet gjendja aktuale në gjithë globin nga koronavirusi

Nga Kujtim Vani

Kujtim VANIDeri më tani në mbarë globin Covi-19, ka shkaktuar 88 mijë viktima, si dhe ka prekur 1.5 milionë njerëz.
Shqipetari News, ju sjell një përmbledhje të shkurtër, se si paraqitet situat gjatë 24 orve të fundit në të gjitha vendet e botës., duke ju sjellë edhe statistikat sipas shteteve.

EVROPA

Në Shqipëri ka filluar të bij kurba e të prekurve nga koronavirusi. Numri i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 416 persona , ku 182 prej tyre janë shëruar dhe 23 kanë gjetur vdekjen.
Kosova ka shënuar deri të enjten 7 viktima dhe 225 të infektuar, si dhe kanë fituar betejën 37 pacientë.
Në Greqi janë shënuar 1955 persona të prekur nga Covid-19 dhe 86 prej tyre kanë gjetur vdekjen. Vetëm 24 orët e fundit të së enjtes virusi ka shkaktuar 3 viktima
Serbia njeh rreth 2000 raste të prekura nga Covi-19 midis tyre edhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç/ Gjithashtu Serbia ka shënuar rreth 60 viktima.
Maqedonia e Veriut raporton se numri i të prekurve nga covid-19 ka shkuar në 663 persona dhe numri i viktimave 30 raste
 Kryeministri i Spanjës paralajmëroi se mbyllja në mbarë vendin ka të ngjarë të zgjasë deri në maj, edhe pse ai tha se më e keqja duhet të mbaronte së shpejti dhe numri i vdekjeve të ngadalësohej.
Qeveria italiane po planifikon të zgjasë bllokimin e saj deri më 3 maj.
Kryeministri britanik Boris Johnson u largua nga kujdesi intensiv të enjten në mbrëmje, ndërsa vazhdon të qëndroi nënë kujdesin e mjekëve po në spitalin Shën Thomas, por në një pavion tjetër.

Britania u bëri thirrje qytetarëve të saj të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave të ardhshme të Pashkëve, mes frikës se tërheqja e dëshirës për të parë familjen dhe miqtë gjatë ditës së shenjtë të krishterë mund të minojë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e virusit.
Masat e distancës sociale kanë ndihmuar Gjermaninë të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit, tha kancelarja Angela Merkel.
Numri i infeksioneve të konfirmuara në Gjermani u rrit me 5.323 në 24 orët e kaluara në 113.525 të Premten, duke u ngjitur për një ditë të katërt të drejtë, treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.
Rusia raportoi një rritje rekord një-ditore në raste, duke e shtyrë numrin e saj në më shumë se 10,000.
Republika Çeke planifikon të nxjerrë një sistem të gjurmimit dhe izolimit të shpejtë të kontakteve të njerëzve me virusin për të lejuar përfundimisht heqjen e kufizimeve të bllokimit.
Sllovakia mbylli disa vendbanime rome në pjesën lindore të vendit pas raportimeve si ishin infektuar koronavirus pesë prej tyre.
Kryeministri i Bullgarisë tha se kishat dhe tempujt ortodoksë të vendit do të jenë të hapura për shërbimet tradicionale të Dielën e Pashkëve, pavarësisht epidemisë.

AMERICA

Amerikanët duhet t’i rezistojnë impulsit për të lehtësuar masat e ndarjes sociale në shikimin e parë të përparimit që tani po shihet në betejën e koronavirusit, paralajmëruan zyrëtarët qeveritar dhe shërbimet e shëndetit publik. Ndërkohë, numri total i të infektuarve ka arritur në 459,000 persona dhe numri i vdekjeve në 16.400.
Zyrtarët e lartë ekonomik të administratës Trump thanë që ata besojnë se ekonomia amerikane mund të fillojë të rihapë për biznesin normal në maj.
Numri i vdekjeve të koronavirusit në Kanada mendohet se mund të rritet nga 500 aktualisht deri në 22,000 deri në fund të pandemisë, si dhe numri i të infektuarve mund të shkoj deri në 1 milion e 9oo mijë,  thanë zyrtarët shëndetësorë, ndërsa ekonomia humbi një rekord 1 milion dollarë muajin e kaluar.
Bllokimet në qytetet më të mëdha të Brazilit kanë filluar të të injorohen, shumë njerëz dalin nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që Presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kritikojë masat.
Kili do të fillojë të shpërndajë certifikata për njerëzit që janë rikuperuar nga koronavirusi që do t’i përjashtojë ata nga aderimi në karantina ose kufizime të tjera.
Meksika ka regjistruar dy vdekjet e para të grave shtatzëna nga koronavirusi ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 194, tha ministria e shëndetësisë të enjten.

AZIA dhe Australia

Kina do të ndajë më shumë burime për të parandaluar përhapjen e virusit nga kufijtë e saj tokës, pasi vendi ende përballet me rreziqe të një rikthimi pasi infektime të reja identifikohen në disa rajone.
Kina kontinent raportoi të Premten 42 raste të reja të koronavirusit, duke përfshirë 38 raste që përfshinin udhëtarët nga jashtë shtetit.
Pushteti lokal i Tokios dhe Qeveria Japoneze zgjidhën një mosmarrëveshje të lartë për atë që bizneset duhet të mbyllen gjatë një emergjence një mujore për të luftuar koronavirusin, tha guvernatori i qytetit. Numri i rasteve në Japoni u rrit në 5,548 të enjten, tha transmetuesi publik NHK. Si dhe numri i vdekjeve ka shkuar 108 .
India pretendoi sukses fillestar në luftën e saj kundër epidemisë, duke thënë se numëri i të prekurve do të shkojnte në 820,000 raste deri javën e ardhshme nëse nuk do të impononte një bllokim mbarëkombëtar.
Në Vietnam më shumë se 1000 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 14 400 të tjerë të trajtuar në një spital në Hanoi kanë testuar negativ.
Singapori konfirmoi 287 infeksione të reja të enjten, rritja e saj më e madhe e përditshme, me më shumë se 200 prej tyre të lidhura me shpërthime në bujtinat për punëtorët e huaj.
Indonezia njoftoi numrin më të madh ditorë të vdekjeve, ndërsa Malajzia fqinje pati kurbën e dytë më të ulët ditore që kur u vendos një bllokim i pjesshëm në 18 mars.
Policia Australiane tha se ata kanë marrë “kutinë e zezë” të një anije lundrimi e cila zbarkoi qindra pasagjerë të infektuar në Sidnej, si pjesë e një hetimi për vrasje dhe burim i infeksionit vdekje prurës.
Qyteti Daegu i Koresë së Jugut, i cili u përball me shpërthimin e parë të koronavirusit të madh jashtë Kinës, të Premten raportoi zero raste të reja për herë të parë që nga fundi i shkurtit, pasi infeksionet e reja në të gjithë vendin pësuan ulje.
Tajlanda raportoi 50 raste të reja dhe vdekjen e një gruaje 43-vjeçare të Premten.

Lindja e Mesme dhe Afrika

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa zgjati masat e bllokimit nga dy javë deri në fund të prillit.
Një sindikatë e sektorit publik të Afrikës së Jugut tërhoqi një çështje gjyqësore kundër qeverisë për mungesat e mjeteve mbrojtëse për punonjësit e shëndetësisë që ndodhen në vijën e parë.
Të gjithë parlamentarët e Botsvana përfshirë presidentin do të karantinohen për dy javë dhe do të testohen, pasi një punonjës shëndetësor që kontrollon ligjvënësit për virusin ka testuar pozitivisht.
Libania zgjati masat e bllokimit gati njëmujor edhe për dy javë të tjera deri më 26 Prill.
Ndarjet politike dhe fizike në Bregun Perëndimor dhe në Gaza kanë shkaktuar dy masa shumë të ndryshme, me një bllokim të rreptë në të parën dhe turmat që lëviznin lirshëm në të dytën.
Jemeni raportoi rastin e parë të koronavirusit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img