Kur bie e-Albania, bie shteti

GAZETA E LONDRES – Kur bie e-Albania, bie shteti

Nga Kujtim Vani

Prej disa ditësh, mijëra qytetarë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, janë përballur me një realitet absurd: shteti është “offline”. Platforma e-Albania, porta e vetme e shërbimeve publike, është bllokuar dhe bashkë me të janë bllokuar edhe të drejtat më elementare administrative të qytetarëve.

Nuk ka data për pasaporta. Nuk ka shërbime konsullore. Nuk ka regjistrime biznesesh, ndryshime statutore apo dokumente bazë nga QKB-ja. Ka vetëm pritje, konfuzion dhe heshtje institucionale.

Si gazetar dhe si qytetar që jeton dhe punon jashtë Shqipërisë, e shoh këtë situatë jo si një problem teknik të përkohshëm, por si një dështim serioz të mënyrës se si është ndërtuar shteti digjital shqiptar. Kur gjithçka kalon përmes një platforme të vetme dhe ajo bie, nuk kemi thjesht një defekt, kemi paralizë shtetërore.

Ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është loja e ping-pongut institucional. Konsullatat thonë: “Pa e-Albania nuk ka aplikim”. e-Albania thotë: “Oraret janë të mbushura ose sistemi ka problem”. Ministria e Jashtme u thotë qytetarëve të presin “një moment të dytë”, pa afat dhe pa shpjegim. Ndërkohë, vetë konsullatat pranojnë se sistemi është i ngrirë për shkak të një defekti teknik të paparashikuar.

Pra, askush nuk mban përgjegjë. Askush nuk ofron zgjidhje alternative. Dhe qytetari mbetet peng i një sistemi që supozohej ta lehtësonte jetën, jo ta bllokonte.

Problemi nuk është vetëm se sistemi ka rënë. Problemi është se nuk ekziston asnjë plan B. Nuk ka procedura emergjente, nuk ka kthim të përkohshëm te aplikimet fizike, nuk ka fleksibilitet administrativ. Shteti ka zgjedhur komoditetin e centralizimit absolut, por pa marrë përsipër barrën e përgjegjësisë që kjo sjell.

Pasojat janë reale: dokumente që skadojnë, njerëz që nuk udhëtojnë dot, biznese që humbasin afate ligjore, kontrata që vonohen, kosto financiare dhe stres administrativ. Këto nuk janë shifra në një raport, janë jetë reale.

Ky bllokim ndodh në një moment delikat, pas skandaleve të mëparshme që kanë goditur sistemet digjitale të administruara nga AKSHI, raste që kanë qenë nën lupën e SPAK-ut. Dhe megjithatë, duket se mësimet nuk janë nxjerrë. As për sigurinë, as për qëndrueshmërinë, as për transparencën.

Digitalizimi nuk është propagandë dhe as fasadë moderne. Ai është përgjegjësi. Është detyrim ndaj qytetarit. Është ndërtim sistemi që funksionon edhe kur diçka shkon keq.

Sepse një shtet serioz nuk matet nga sa bukur funksionon kur gjithçka shkon mirë, por nga sa i përgatitur është kur sistemi bie.

Dhe sot, fatkeqësisht, kur bie e-Albania, bie i gjithë shteti.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img