Kur servilizmi kalon edhe jashtë kufijve:  Reagim ndaj raportimeve të pasakta për emërimin e David Lammy si Sekretar i Jashtëm i MB

GAZETA E LONDRES – Kur servilizmi kalon edhe jashtë kufijve:  Reagim ndaj raportimeve të pasakta për emërimin e David Lammy si Sekretar i Jashtëm i MB

Nga Kujtim Vani

Të nderuar redaktorë të mediave shqiptare!

Në lidhje me raportimet e fundit në disa media në Shqipëri që përmendin emërimin e z. David Lammy si Ministër i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe karakterizimin e tij figurativ si “ministër shqiptar”, dua të sqaroj disa fakte të rëndësishme për publikun shqiptar.

Së pari, është e pavërtetë që z. David Lammy, ka një sfond shqiptar ose ka mbështetur ndonjëherë në mënyrë specifike komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Përkundrazi, z. Lam ka shprehur në disa raste qëndrime kritike dhe jodashamirëse ndaj komunitetit shqiptar, duke përdorur gjuhë të ngjashme me ato të zonjës Suella Braverman, e cila njihet për retorikën e saj të ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë. Nuk mund të quhet mbështetje e tij për shqiptarë, se ai po të kërkon voten! Por është e kundërta.

Për më tepër, ish Ambasadori i Shqipërisë në Londër, z. Qirjako Qirko i ka dërguar një peticion zyrtar Davyd Lammy, për të dënuar qëndrimet e tij kundër shqiptarëve, duke theksuar kështu shqetësimet dhe dëmet që këto qëndrime kanë shkaktuar në komunitetin shqiptar.

Nuk jemi kundra se me ardhjen e Laburistëve në pushtet diçka për mire do të ndryshoj, për emigrantët dhe se emigrantët shqiptarë me të drejtë vote kanë mbështetur masivisht partinë Laburiste të Sir Keir Starmer. Është e vërtetë bile e them pa frikë se është edhe e drejtë.

Shqiptarët në Britaninë e Madhe nuk janë si votuesit në Shqipëri, ato mbështesin njeriun dhe programin, nuk shikojnë xhaketën, por shpirtin e trupit që ndodhet Brenda saj, pra jo sa i bukur je, jo çfar ngjyre politike ke, por çfar bënë për qytetarët dhe për ne.

Është e rëndësishme që raportimi mediatik të jetë i saktë dhe i bazuar në fakte të verifikuara. Keqinformimi vetëm sa nxit keqkuptime dhe tensione të panevojshme mes komuniteteve. Prandaj, ju bëj thirrje që të përmirësoni informacionet e publikuara dhe të reflektoni saktësinë në raportimet tuaja të ardhshme.

Shumë mirë ishte të komunikoni dhe të merrni informacione të sakta nga deputeti z. Lavdim Krrashi që vjen nga Londra dhe që e njeh nga afër dhe ka komunikim të mirë jo veç me zotin Lammy, por me shumë të zgjedhur laburistë.

Nuk është e thënë se çdo anëtarë i partisë time është i mirë dhe anasjelltas, kundërshtari i mirë, është i keq.

Shikoni një nga botimet për “ministrin shqiptar” David Lammy:

David Lammy, i zgjedhur Ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e ri qeverisës britanik, është një “ministër shqiptar”!

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img