KMA NEWS/ Kursi i SYRIZËS dhe antarsimet e reja ishte tema kryesore në konferencën e Sekretariatit Politik
Kursi i ardhshëm i partisë ishte fokusi kryesor në takimin e konferences së Sekretariatit Politik të Syrizës, që u mbajt të premten më 20 Nëntor në Athinë pa praninë e Kryeministrit Alesksis Cipras. Por debate dhe diskutimet në Konferencë do të vazhdojë në një tjetër takim në ditët e ardhëshme të hënën ose të marten, ku do të jetë I pranishëm edhe kreu I parties dhe qeverisë Aleksis Cipras.
Sipas burimeve të Syriza, gjatë takimit të së premtes u diskutua në veçanti hapja e partisë për shoqërinë dhe për anëtarësime të reja, si dhe përgatitjen e pozicioneve. Udhëheqja e partisë ka në plan të hapë një debat të madh rreth qëndrimeve të SYRIZA, për perspektivat e ardhshme të partisë dhe të së majtës greke. Në javën e ardhëshme pritet të përfundojnë punimet e konferences së Sekretariatit për ti hapur rrugë Kongresit të Komitetit Qëndrorë të Partisë. Megjithëse data e saktë nuk është vendosur ende, një gjë është e sigurtë se Kongresi, parashikohet të mblidhet pas 20 ditëve, kur të kenë mbaruara edhe diskutimet dhe debatet e konferencave përkatitore.





