Kurti publikon fotot: 30 persona të armatosur janë rrethuar brenda manastirit në Zveçan, po qëllojnë ende drejt policisë

GAZETA E LONDRES – Kurti publikon fotot: 30 persona të armatosur janë rrethuar brenda manastirit në Zveçan, po qëllojnë ende drejt policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sot në një reagim për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.

Kurti thotë se 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga policia në Zveçan dhe janë autorët që vranë policinë.

Ai tha më tej se po vijojnë sulmet ndaj policisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje që të dorëzohen.

“Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Shihni atje një person të maskuar që mban armë krahu që nuk është tipike për policinë.”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krimi i organizuar në veri me mbështetjen financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon vendin.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti tha se vrasja e policit Afrim Bunjaku do të kthehet në angazhim më të shtuar në luftimin e bandave dhe strukturave kriminale në veri.

“Krimi i organizuar me mbështetje politike financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjshmërinë dhe mbrojmë Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë, do të kapen dhe  do të dënohen”.

Kujtojmë se, tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Leposaviç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur dy persona të maskuar kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter, ndërsa i plagosuri është pjesëtar i Policisë Kufitare.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img