Kush i trembet vizitës së Kerrit dhe një Leksion Politk për …!

KMA NEWS

Nga Genta KALOÇI SKËNDERI

Gjithmonë shqiptarët janë shquar për traditat e vyera dhe mikpritjen e tyre bujare, bile gëzohet kur i vjen miku në shtëpi, e aq më shumë kur i vjen një  njeri i rangut të lartë siç është në rastin konkret Sekretari amerikan i shtetit Jochn Kerri. Po pyetja që lind është: Pse politikanët tanë ndjehen të trishtuar dhe shumë të tronditur nga vizita e Kerrit që do të ketë nesër në Tiranë?! Kjo do të thot se, ata mbartin mbi supe mëkate të rënda ndaj popullit dhe vendit të tyre, ose po tremben nga frika e një tërmeti që mund të ndodh pas krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe miratimit të reformës në drejtësi, ku politikaë e pushtetarë të çdo rangu qofshin bëhen të barabartë me popullin para drejtësisë. Populli duket i entuziazmuar nga vizita e Kerrit, ndryshe nga politikanët cka do të thotë se populli është i pastër dhe i pa korruptuar veç gabimit për zgjedhjen e gabuar që ka bërë duke sjellë në krye të drejtimit të vendit njerëz të korruptuar, por kjo është vetëm një vepër e dënushme morale, jo si të udhëheqësve të tyre që i pret dënimi sipas veprës penale. Për të mos u zgjatur shumë me këtë temë të cilën ua lëmë ditëve në vazhdim, po ju jap një leksion politik të fundit.

Leksion Politik për….!

Leksion politik për injorantë tendenciozë të të gjitha llojeve e frutave PD,PS, LSI, ju ftoj t’a lexoni mbase merrni vesh diçka. Do jetë leksioni juaj i fundit politik. Po ju’a shkruaj kaq shkoqur se ndryshe nuk i kuptoni, jeni bllokuar nga harrami, ose për të mos u justifikuar sikur nuk e kuptuat, për të mos filluar me retorikën tuaj tendencioze boshe injorante.

Dy fjalë të shkoqura pa gjuhën e drunjtë gazetareske dhe atë politike për situatën në vendin fqinj, Greqi dhe ecurinë e vendit tonë. Të gjithë jemi në dijeni të shprehjes së famshme,’ një vend i varur ekonomikisht është i varur edhe politikisht’, si rrjedhojë vendimet politikoekonomike të pavarura mungojnë, konkretisht janë të pamundura. Kjo krizë ekonomiko-politike nuk mund të lëri jasht spektrit të saj dhe zhvillimet në vendin tonë dhe më gjerë në rajon. Dobësimi i rolit të vendit fqinj, t’kurrja e tij në arenën politike ndërkombëtare sjell në këtë rast disa pika të forta të vendit tonë në zhvillimet e politikës së jashtme, të cilat mund të ndryshojnë një herë e përgjithmonë zhvillimet. Ky moment është shumë kritik për të dy vendet, një rast unik për t’u marrë në konsideratë për forcimin e rolit tonë në rajon. Por, më parë duke treguar një politikë të brendshme solide, të bazuar në vendimarrje të një dore të hekurt me reforma rrënjësore në të gjitha fushat për të ndryshuar një herë e përgjithmonë rrjedhën e politikës së brendshme në vend. Reforma e drejtësisë është kollona e një shoqërie, pa drejtësi nuk mund të kesh zhvillime në rang vendi dhe rajonal, vënë në rrezik vendin, pavarësinë e tij politike dhe ekonomike. Gabimet e së shkuarës do duhet të n’a bëhen mësime, duke mos të lejojmë përsëritjen e tyre, por duke prerë një herë e përgjithmonë kordonin e kërthizës me të shkuarën e hidhur çerek shekullore. Kjo periudhë do të mbetet një nga epokat më negative, më të errëta në historinë e kombit tonë pothuajse e barazuar me periudhën e Ahmet Zogut, para çlirimit. Vendimet, gabimet e qëllimshme, tendencioze ose jo do duhet të vendosen përpara ligjit, përpara sistemit të reformuar të drejtësisë në mënyrë që mos të abuzohet më siç është bërë deri më sot në emër të pushtetit dhe të përfitimit personal.
Ky vit do të jetë hapi I parë drejt një epoke të re, me ndryshimet rrënjësore që do ndjekin me drejtësinë, ngritjen e byrosë së hetimit, ndryshimet në kushtetutë, ndryshimi I kodit zgjedhor do jenë themelet e një shteti të fortë. Forcimi I ligjeve në vend, zbatimi I tyre pa përjashtime, gjithpërfshirës do sjelli sërish në horizont besimin, shpresën e qytetarit ndaj shtetit. Kështu me rradhë vendosja e drejtësisë do ndryshoj biznesi, sipërmarrja duke sjellë një zhvillim ekonomik që përkthehet në mirëqënie te individit. Një vend me zhvillim kostant, me një rritje të ekonomisë në mënyrë graduale, me drejtësi funksionale, forcon shtetin si edhe rolin e tij brenda dhe jashtë vendit. Pavarësisht fatkeqësisë së popullit fqinj, dhe emigrantëve shqiptar nuk mund të lëmë pa përmendur sesa të favorshëm e bën politikisht rolin e vendit tonë në rajon nëse veprojmë në mënyrë të zgjuar për të mbijetuar kombësisht por dhe duke u përforcuar politikisht në rrang rajonal. Zhvillimet e njëpasnjëshme në vendin fqinj mund të n’a japin mundësinë të rinegocjojmë në pozicion më të favorshëm për çështjet e jashtme si dhe b/punim rajonal në terma të rinj në lidhje me çështjet që n’a kanë lënë pezull politika antikombëtare partiake vetshkatërruese çerek shekullore.
Skema largpamëse, makroekonomike më kërkon të them dhe dy fjalë për zhvillimet dhe rolin e popullit grek. Rezistenca e popullit grek do duhet përgëzuar dhe mbështetur për të vazhduar rrugën e tyre të luftës me të gjitha mjetet ligjore që u jepen në demokraci, për të mbrojtur vlerat e lirisë dhe demokracinë për të gjithë popujt e Europës. Ajo që po ndodh prej vitesh gjunjëzimi në vendin grek ndodh për shkak të kushteve masave antipopullore nga një politikë e brendshme e papërgjegjshme e ndërrmarrë nga partitë politike greke, kjo nuk do duhet të penalizoj një popull të tërë. Ajo që do shtoja simbolikisht është se kur Gjermania sulmoi Greiqinë, dhe Metaksa tha “Jo”, pushtimit Gjerman, pas afro 80 vitesh po përsëritet sërisht në formë ekonomike, pavarësisht se kush janë protagonistët. Rezistenca e popullit grek solli edhe efektin domino në korridorin e lindjes kundër raiht. Rezistenca popullore greke është një shembull për të gjithë vendet e zhvilluara që kanë një rol vendimarrës në ngjarjet që zhvillohen në vendin fqinj, të fillojnë reflektimin e tyre. Nuk duhet të harrojmë se kur merr flakë shtëpia e fqinjit shumë shpejt është te ne nëse nuk merren masat e duhura parandaluese.
Kjo politikë, ky vizion mungonte prej dekadash në vendin tonë, por kam besimin se së shpejti kjo katrahurë ballo me maska do të marri fund dhe çdo fajtor/përgjegjës do shkoj në vendin e tij. Prangat për figura të larta politike, liderë politik, do duhet të vihen të gjithë përpara ligjit pa asnjë mundësi amnistie nga çirakët e tyre politik. Dita kur Sali Berisha, Ilir meta, Lulzim Basha, Bujar Nishani e shumë të tjerë të vihen përpara ligjit pa u mbrojtur sipas rastit nga prokurori, presidenti ose nga xholi opozitar. Ky akt do ishte një fillim I mbarë për vendin, njerëzit si edhe rolin tonë në rajon, e cila do shndërrohej në forcë, vendosmëri dhe pakompromis.
Një realitet të tillë kemi nevojë dhe shpresojmë së shpejti të jemi pjesë e një përjetimi të tillë.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img