GAZETA E LONDRES – Kuvendi i Shqipërisë Homazhe për Gerti Bogdanin, familjarë, kolegë e miq i japin lamtumirën e fundit ish-deputetit të PD
Kuvendi i Shqipërisë ka hapur sot dyert për homazhe për ish deputetin Gerti Bogdani. Ai humbi jetën një ditë më parë në mënyrë të beftë për shkak të një ataku kardiak në moshën 44 vjeçare.
Në 2009, Bogdani hyri ne parlament si deputet I PD, duke qenë ligjvënësi me e ri I legjislaturës dhe qëndroi për dy mandate.
Në Partinë demokratike është aktivizuar gjerësisht edhe si drejtues i Forumit Rinor dhe tentoi pa sukses të kandidonte për bashkinë e Tiranës në vitin 2023. Liderë politike të të gjitha krahëve, vlerësuan figurën e tij dhe shprehen ngushëllime për ndarjen e tij të hershme nga jeta.
Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi tha:
Ikja në një moshë kaq të re, është gjithmonë e dhimbshme për këdo, edhe për njerëz që i njeh apo nuk i njeh, për më tepër që këtu bëhet fjalë për një djalë të mirë, të shkëlqyer, të Tiranës dhe Shqipërisë, një politikan model, por mbi të gjitha një bashkëshort i mirë dhe një qytetar shembullor.
Kështu që dhimbja shumëfishohet, kështu që dua ti bashkohem të gjithë ngushëllimeve e dhimbjes që gjithkush e ndjen sot, edhe dhimbjen e kolegëve tanë të grupit të deputetëve të PS që janë sot këtu për të përcjellë mikun e tyre, kolegun e tyre, një njeri me kaq shumë vlera, që do ti mungojë padyshim, miqve, familjes por edhe politikës shqiptare sepse përfaqësonte një standard për të mos u humbur, por për t’u ndjekur. Kjo është jeta dhe mbase këto momente duhet të na bëjnë më të mirë.
Luçiano Boçi PD tha:
Ishte dëshmi se si duhet të jetë një politikan, shembulli se si një njeri duhet të ndërtojë karrierën e tij angazhimin dhe komunikimin politik, dhimbja jonë është shumë e madhe në ato raste që fjalët nuk përcjellin në thellësinë e saj.
Udhëton drejt Parajsës me bindjen e madhe që dinte dhe kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël, familjen dhe shoqërinë e tij. Me zërin e tij të fortë. Unë nuk e besoj ende, ai do të mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk do të mjaftojnë, Zoti duket se sot na fut në meditimin që pse Gerti duhej të ikte ka i ri në kulmin e karrierës së tij politike dhe familjare ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij.





