Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta aktori i madh Rikard Larja

SHQIPETARI NEWS / Ndërron jetë në moshën 77-vjeçari aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Rikard Ljarja. Mësohet se aktori i njohur vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

Familja e tij ka njoftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij, se ceremonia për shkak të situatës do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe sipas amanetit të tij, Ljarja do të prehet në qytetin e Shkodrës.
Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill të vitit 1943. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër për t’u angazhuar më pas edhe në filma.

Aktori ka lënë gjurmën e tij në filmat: Pesha e kohës – (1988), ku luante rolin e Vasilit; Radiostacioni – (1979); Komisari i dritës – (1966) apo Rrugë të bardha – (1974) ku luajti rolin që e identifikoi për publikun shqiptarë, atë të fillorojtësit Dedë. Megjithatë filmi më i rëndësishëm për të ka qënë “Në pyjet me borë ka jetë”, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktore Marjetën. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.R LARJAbizzz34-download (3)maxresdefaultR LARJARIKARD-LJARJA-30Rikard-LarjaRIKARD-LJARJA-9

Ljarja është legjenda e dytë e artit shqiptar që nuk do të përcillet dot me nderimet që i takojnë për shkak të situatës së koronavirusit në vend. Disa javë më parë, nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë edhe aktori i humorit, Gëzim Kruja.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img