Lajmi i fundit/ Aleatët e PD-së unanimisht pro djegies së mandateve

KMA NEWS / Përfundon takimi i Bashës me aleatët, unanimisht pro djegies së mandateve

Ka përfunduar takimi prej 60 minutash midis kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me partitë aleate, konkretisht me kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule si dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.

Në një prononcim për mediat, krerët e partive aleate u shprehën në mbështetje të vendimit për djegien e mandateve.

Kryedemokrati Basha njoftoi se aleatët, ashtu si edhe deputetët e PD janë gati të djegin mandatet

“Ky sot ishte takim pune, vendimi per djegien e mandateve është vendim i opozitës së bashkuar”, tha Basha

Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe me pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.

Fatmir Mediu: Qëndrimi i përbashkët:

Pas takimit, Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se aleatët janë gati të djegin mandatet duke iu bindur kështu urdhrit të qytetarëve shqiptarë që protestuan e që nuk e duan më Ramën kryeministër.

“Ne kemi koalicion politik të hershëm, për këtë vendim kemi besimin e qytetarëve që na treguan se Rama nuk mund ta qeverisë më vendin. Dalim me një qëndrim të përbashkët, besoj që do jetë vendim unanim. Mendoj që është në të mirën e vendit, duhet qeverisje që i përgjigjet interesave të vendit, jo interesave klanore”,- tha ai.

Vangjel Dule: Opozita është në kushtet e realizimit të misionit të saj. Një mision që nuk mbaron me djegien e mandateve. Ky koalicion opozitar është ai që drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë ditën e nesërme, shtetin e së drejtës, demokraci funksionale, integrimin në BE. Misioni është i vështirë, i rëndë dhe kërkon mbështetje më shumë se kurrë.

Nard Ndoka: Në fakt kryetarët folën qartë. Në fakt ata folën edhe për mandatin e kryeministrit, ai duhet ta lexojë qartë mesazhin e qytetarëve.

Dashamir Shehi: Sa kohë të jetë Rama aty, aty do na shifni bashkë. Kjo punë është e mbyllur. Ato mandate s’na bëjnë ndonjë vlerë të madhe. Do bëhemi dhe më shumë.

Agron Duka: Unë jam për zgjidhje institucionele, por përderia përderisa opozita ka marrë vendimin për djegien e mandateve, ne do i djegim, nuk do hymë në parlament.

Pas deklaratës së aleatëve të Partisë Demokratike, Bashën tha përpara gazetarëve se opozita ka marrë një vendim për t’ju bindur urdhërit të qytetarëve që u derdhën në shesh.

Sipas tij sot Parlamenti nuk është më legjitim, Edi Rama nuk është më kryeministër, dhe kjo është shkaku që mblodhi dje qytetarët në shesh.

“Edi Rama nuk mund të ofrojë zgjidhje sepse është i kapur nga krimi dhe oligarkët dhe këta nuk e lënë atë që të ofrojë zgjidhje. Mbajeni vëmendjen, ju ftoj se keni edhe ju përgjegjësinë tuaj, do të ketë një të ardhme për shqiptarët dhe ne jemi të vendosur për t’jua dhënë këtë të ardhme sepse ajo nuk i përket krimit dhe oligarkëve por qytetarëve”.

Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim.

Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

Takimi ka qëllim diskutimin e hapave të mëtejshëm.

Do të jetë Këshilli Kombëtar i PD-së i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me djegien e mandateve.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img