Lajmi i fundit: PD, hyjmë në zgjedhje, por të shtyhen me 16 korrik!

KMA NEWS / Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Gert Bogdani tha në studion e ‘Dritare me Rudinën’ në Vizion Plus se PD nuk ka marrë ndonjë vendim për të bojkotuar zgjedhje.

Bogdani tha se PD do të hyjë në zgjedhje nëse ato zhvillohen brenda standardeve.

“Nuk ka vendim për bojkot zgjedhjesh por vendim për bojkot parlamenti. PD nuk e ka artikuluar ndonjëherë këtë gjë. Ne kemi thënë se kërkojmë qeveri teknike.

Nuk kemi marrë vendimin për bojkot, vetëm kemi kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk kemi thënë që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla. Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Por PD do të marrë pjesë nëse shtyhen, qoftë në 16 korrik ose më vonë dhe sigurohen standardet”, tha Bogdani

Reagim i Bogdanit vjen menjëherë pas qëndrimeve kundër të tre deputetëve kryesor të PD

Topalli-Bregu-Selami kundër Bashës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është sulmuar ashpër dje për bojkotin e zgjedhjeve. Kësaj here, nuk kanë qenë kundërshtarët e tij politik e as ndërkombëtarët, por sulmi i ka ardhur brenda vetë Partisë Demokratike. Tre politikanë kryesor në PD, ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ish kryetari i PD-së Eduard Selami kanë shprehur hapur kundërshtimet e tyre në lidhje me politikën e ndjekur nga Lulzim Basha gjatë muajve të fundit, kryesisht për vendimin e mosmarrjes pjesë në zgjedhje. Të tre deputetët e PD janë kundër bojkotit të zgjedhjeve.

Sipas tyre, PD-ja nuk duhet t’u shmanget zgjedhjeve dhe betejave elektorale. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe një nga politikanët më karizmatike në PD ka kërkuar që Basha të mbledhë forumet dhe grupin Parlamentar për të vendosur se çfarë qëndrimesh duhen mbajtur dhe PD-ja të mos u shmanget zgjedhjeve.

“Kam kërkuar prej disa javësh mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për t’u njohur me kostot e bojkotit që lidershipi i PD ka vendosur në raport me zgjedhjet”,- tha dje Jozefina Topalli.

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e sheh si masë urgjente ndryshimin e kursit politik të Patisë Demokratike në raport me zgjedhjet.

Ndërsa Eduard Selamit në një intervistë për “Zërin e Amerikës” flet për pengmarrje të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Duke u shprehur i bindur se PD-ja duhet të hyj në zgjedhje, ai thotë se Basha po e vendos Partinë Demokratike kundër interesave të vendit në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Të tre deputetët thonë se bojkoti i zgjedhjeve është një gabim historik që mund të ketë pasoja të rënda për opozitën.

Ndërkohë kryetari i Republikanëve aleati i opozitës, Fatmir Mediu, ka thënë se vendimmarrja për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit i takon strukturave drejtuese të PD.

“Janë tre kolegë në Parlament që i vlerësoj, kanë një eksperiencë të madhe. Sigurisht, vendimmarja në politikë duhet të funksionojë përmes forumeve. Dhe është përgjegjësi e z.Basha që të ulet dhe të analizojë kush është vendimi më i drejtë. Mbledhja e forumeve është domosdoshmëri dhe z.Basha uroj ta ketë bërë këtë ose duhet ta bëjë. E rëndësishme është pjesëmarrja në zgjedhje, por ne kemi ngritur shqetësimin se krimi i organizuar, korrupsioni cenojnë procesin. Ne jemi për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Mediu për Report Tv.

Qëndrimet e djeshme të tre deputetëve kanë sjellë reagime të ashpra nga deputetët e tjerë të selisë blu që janë për vazhdimin e bojkotit. Deputetë të tjerë afër Bashës dhe drejtues të forumeve në selinë blu nuk kanë hezituar të nisin sulmet verbale ndaj treshes së deputetëve që kërkojnë futjen në zgjedhje.

Por ajo çfar mund të ndodh është se PD-ja ka shumë pak kohë në dispozicion për të diskutuar nëse njëra palë ka të drejtë apo gabim. Brenda dy ditëve të fundit duhet të hyjnë në zgjedhje ose jo.

Basha e pati një mundësi ku mund të dilte i fituar dhe pa sherre brenda partisë së tij. Negociatat e drejtuara nga David Mcallister dhe platforma e kompromisit që iu ofrua një javë më parë në Pallatin e Kongreseve ishin rasti më i mirë ku të gjitha palët dilnin të fituara. Në mos dilte më i fituar Lulzim Basha.

Tani Lulzim Basha duhet të vendosë: Më mirë një PD e bashkuar apo një PD e përçarë dhe përballje me Edi Ramën. E dyta ka kosto, aq me tepër që ka informacione se deputetët kundër kryetarit Basha nuk janë vetëm tre. Janë me shumë se 10.

Por siç duket presionet brenda radhëve të selisë blu dhe ato të ndërkombëtarëve do ta detyroin opozitën të bëhet pjesë e zgjedhjeve. Po nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhje a do ti pranoi shkeliet ligjore duke shkelur mbi kodin zgjedhor?

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img