Largohen tre anëtarë të komisionit nga KQZ

KMA NEWS / Ajo që për partitë politike shqiptare është sfida e gjetjes së një mirëkuptimi politik, për KQZ është sfida e vërtetë e administrimit të proceseve zgjedhore si në nivel bashkie për Kavajën ashtu edhe për parlamentin e ri.

KQZ u përfshi sot nga debatet mbi listat e kandidatëve për deputetë të 18 qershorit, pikërisht sot kur duhet të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Kavajës.

Këto përgatitje shkuan dëm pas tërheqjes së kandidatit socialist dhe bojkotit të partisë demokratike të opozitës.

Për Kavajën u përgatitën 85 qendra votimi, dhomat e fshehta, kutitë e votimit, mbi 62 mijë fletë votimi, trajnime komisionerësh, kode e vula dhe lehtësi të tjera.

Mbledhja e sotme e KQZ u përfshi nga debatet mbi listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 3 anëtarë të komisionit u larguan nga mbledhja në shenjë proteste ndaj parregullsive në këto lista.

Ata deklaruan se miratimi i këtyre listave, pa verifikimin e nënshkrimeve dhe përputhjes së tyre me kartat e identitetit përbën një shkelje nga kryetari i KQZ-së.

Ndërsa nesër KQZ pritet të shqyrtojë përmbajtjen e fletës së votimit dhe modelet e fletës së votimit për zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndërsa PD vazhdoi edhe sot protestën te çadra mes kryeministrisë dhe parlamentit në shëtitoren Dëshmorët e Kombit, duke kërkuar qeveri teknike për të organizuar zgjedhje të lira, e të pandikuara nga paratë e botës së krimit dhe të drogës. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, akuzoi KQZ për shkelje ligjore dhe mungesë transparence.

“KQZ-ja është e kapur në flagrancë dhe në krim. Eshtë shfaqur si dëshmitarja e rreme e Edi Ramës. Eshtë një tjetër provë e kolapsit fatal institucional të republikës së vjetër, e komplotit të lirisë dhe të drejtës themelore, që është vota e lirë. KQZ-ja ka marrë fund për ne, si një entitet i republikës së vjetër” – tha zoti Basha.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dita e sotme është afati i fundit kur mund të arrihet një marëveshje me PD për të hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai i ka quajtur të papranueshme kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Gjatë një deklarate të përjavshme në rrjetet sociale, zoti Rama tha se opozita nuk e shfrytëzoi hapësirën e lënë nga mazhoranca për të gjetur një zgjidhje, dhe shtoi se duke filluar nga e hëna Partia Socialiste do të nisë rrugën drejt zgjedhjeve të 18 qershorit pa Partinë Demokratike.

“PD-ja nuk e merr dot peng Shqipërinë, as se bën dot vatër të re gjurulldie në rajonin e trazuar nga ndërhyrjet e aktorëve të tjerë kundër BE-së e NATO-s” – tha zoti Rama.

Ai tha se zgjedhjet nuk shtyhen as qeveria teknike nuk pranohet. “As shqiptarët nuk do t’i lëmë nën mëshirën e një lufte qorre për pushtet, duke u hequr të drejtën sovrane të zgjedhin ata vetë qeverinë dhe opozitën që duan për 4 vitet e ardhshme” – tha zoti Rama.

“Kohën e fituar nga tërheqja e PS-së nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të hapur një faqe të re bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës. E humbi këtë kohë të çmuar duke festuar një fitore imagjinare. Dëshira, përpjekja dhe durimi ynë nuk mjaftoi” – tha zoti Rama.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img