Largohen tre gazetare kryesore nga lajmet e Top Channel

KMA NEWS / Ndryshimet e fundit që prekën strukturat drejtuese të Top Channel, duket se po vazhdojnë të nxjerrin në dritë, efektet e reformës së televizionit i cili tashmë drejtohet nga pronarja, Vjollca Hoxha.

Pas zëvendësimit të ish-kupolës, përbërë nga partnerët e besuar të Dritan Hoxhës, tashmë Top-i po largon dhe gazetarët të cilët po ashtu, identifikoheshin si figurat kryesore në lajmet e këtij ekrani.

Janë gjithësej tre gazetarët e redaksisë së informacionit, të cilët sipas fjalëve që qarkullojnë mes kolegësh mësohet se kanë ikur, të gjendur në siklet me ardhjen e Sokol Balles në krye të lajmeve në TCH. Por është vetëm Arta Tozaj, ish-korespondentja në Bruksel, e cila ka guxuar të flasë hapur për shkaqet që e detyruan të largohej nga lajmet.

“Arsyet janë parimore (si rëndomtë në të tilla raste). Une jam vetëdeklaruar në Bruksel dhe kam një NIPT mbi të cilin faturoja TCH për artikujt, që blinte. Rezulton se, uniletarisht dhe pa informuar për plot dy muaj , TCH ka ndryshuar tarifat, sipas oreksit të Drejtorit te informacionit (Sokol Balla). Në anën tjeter, më lejoni të shpreh interesin tim më të lartë mbi këtë ngjarje, e cila më lejoi të kuptoj se ne Shqipëri egziston ende një shoqëri skllavopronarësh, që nuk mund të konceptojnë për fat të keq, ende, se një gazetar (aq më shumë pa kontrata të çfaredolloj bashkëpunimi) mund të jetë indipendent, i vetëdeklaruar në një sisitem ligjor, për të paguar me ndërgjegje të plote garancitë e domosdoshme sociale ne ushtrimin e profesionit” ka thënë Arta Tozaj për “IM”.

Nga ana tjetër, Klodiana Kapo, gazetarja e sociales prej orëve të para të krijimit të Top Channel, ka braktisur redaksinë e informacionit për t’u punësuar në TVSH. E po ashtu, Rovena Moçka, gazetarja e politikës pranoi ofertën e ministrisë së Mirëqenies për të punuar në zyrën e shtypit, në vend të vazhdimësisë në Top Channel.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img