LDK në Londër në Mobilizim të Plotë: Diaspora Bashkohet Rreth Vizionit të Ri Politik

GAZETA E LONDRES – LDK në Londër në Mobilizim të Plotë: Diaspora Bashkohet Rreth Vizionit të Ri Politik

Ndërsa Kosova po përgatitet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, kryesia e degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Londër, nën drejtimin e kryetarit të saj, Semi Sylejmani, ka zhvilluar një mbledhje të rëndësishme në kuadër të mobilizimit për fushatën zgjedhore.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të kryesisë, ishte e pranishme edhe kandidatja për deputete, Brikena Muharremi. Të pranishmit zhvilluan diskutime të gjera mbi situatën aktuale politike në Kosovë, duke analizuar sfidat dhe pritshmëritë e zgjedhjeve, si dhe duke shqyrtuar mënyrat për një organizim sa më dinjitoz, profesional dhe të fuqishëm, me synimin për të arritur një rezultat pozitiv për LDK-në.

Kryetari i degës së LDK-së për Mbretërinë e Bashkuar, z. Sylejmani, prezantoi para kryesisë kandidaten nga Londra, avokaten Brikena Muharremi, kandidaturë e cila është pritur me entuziazëm të madh nga komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Mbështetja për të nuk vjen vetëm nga anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, por edhe nga elektorati gri, si dhe nga shqiptarë me bindje të ndryshme politike. Edhe shqiptarët nga Shqipëria, ndonëse pa të drejtë vote në Kosovë, e kanë mirëpritur kandidaturën e saj, duke e konsideruar një përfaqësuese dinjitoze të diasporës shqiptare.

Entuziazmi për kandidaturën e saj ndihet kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët në Britaninë e Madhe në kafene, restorante, qendra pune dhe ambiente komunitare, pasi avokatja Muharremi njihet si një figurë e respektuar dhe me kontribut të vyer në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe në promovimin e imazhit të tyre në shoqërinë britanike.

Brikena Muharremi nuk shihet thjesht si një kandidate formale në garë, por si zëri i shqiptarëve të diasporës në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka dëshmuar aftësi të forta organizative dhe lidershipi, duke kontribuar në forcimin e identitetit shqiptar dhe në mbrojtjen e interesave të komunitetit. Ajo është themeluesja e parë e Shoqatës së Avokatëve Britaniko-Shqiptarë në Londër, të cilën vazhdon ta drejtojë edhe sot, duke përfaqësuar një rrjet prej rreth 200 avokatësh shqiptarë dhe britanikë.

E shkolluar dhe e formuar profesionalisht në Mbretërinë e Bashkuar, me një profil perëndimor dhe përvojë të gjerë juridike ndërkombëtare, shumë shqiptarë në diasporë besojnë se ajo është një nga figurat më të përshtatshme për të përfaqësuar Kosovën në Kuvend. Përkrahësit e saj shpresojnë se, falë profesionit dhe përvojës së saj juridike, përfshirë angazhimet në çështje ndërkombëtare, ajo do të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare dhe në përpjekjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Nga ana tjetër, LDK-ja duket se po synon të afrojë rreth vetes figura me vizion modern dhe formim perëndimor, si Brikena Muharremi apo Kreshnik Çollaku, i njohur për përvojën e tij politike dhe diplomatike në SHBA. Mbetet për t’u parë se sa do të arrijë politika shqiptare të shtrihet dhe të përfshijë potencialin intelektual të diasporës, e cila përbën një vlerë të rëndësishme kombëtare dhe një urë lidhëse mes shqiptarëve dhe botës perëndimore.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img