Leka Zogu “Mbreti” që u tradhëtua  

GAZETA E LONDRES – Leka Zogu “Mbreti” që u tradhëtua

SHKODRA 1997, KUR SHPRESA BESONTE TE KURORA, POR POLITIKA TE KURTHI!

Nga: Avokat Agron Gurabardhi

Një histori që ende kërkon përgjigje

Në historinë e Shqipërisë ka ngjarje që, edhe pas dekadash, vazhdojnë të ngrenë pyetje dhe të ndajnë opinionin publik. Viti 1997 ishte një prej atyre momenteve kur Shqipëria u përfshi nga kaosi, pasiguria dhe një krizë e thellë politike e shoqërore, ndërsa në horizont u shfaq një alternativë që për shumë shqiptarë mbartte një simbolikë të veçantë: rikthimi i Monarkisë dhe figura e Leka Zogut.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë në atë vit të trazuar? A ishte referendumi një shprehje e lirë e vullnetit të shqiptarëve, apo rezultati i tij u ndikua nga rrethanat politike dhe institucionale të kohës? A u përdor figura e Leka Zogut për interesa politike dhe, mbi të gjitha, pse ai mbeti i vetëm në përballjen për kurorën?

Në këtë shkrim, Av. Agron Gurabardhi sjell një këndvështrim mbi një prej episodeve më të debatueshme të Shqipërisë postkomuniste, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e vitit 1997, referendumin për formën e regjimit dhe rolin e aktorëve politikë e ndërkombëtarë.

Një rrëfim për Leka Zogun, Shkodrën, referendumin dhe një Shqipëri që kërkonte një rrugëdalje nga kaosi.

Një histori e së kaluarës, por me pyetje që ende sot mbeten të hapura.

Shkrimi i plotë i Avokat Gurabardhit

Këto imazhe të vitit 1997 në Shkodër janë dëshmi e një momenti kur Shqipëria kërkonte një rrugëdalje nga kaosi, dhe figura e Leka Zogut u shfaq si një alternativë “pajtimi”.

Por, siç e tregon historia, ai mbeti i bllokuar në mes të dy zjarreve dhe interesave gjeopolitike.

Loja me Referendumin

Kush e “dogji” Leka Zogun?

Padyshim manipulimi i Berishës.

Në vitin 1997, Berisha ishte në pikën e tij më të dobët.

Ai e përdori figurën e Mbretit dhe idenë e Monarkisë si një “varkë shpëtimi” për të mbajtur PD-në afër elektoratit të djathtë dhe nacionalist.

Berisha i premtoi referendumit mbështetje, por në fund, interesi i tij ishte mbijetesa e partisë së tij, jo restaurimi i fronit.

Zogu u përdor si një mjet për të balancuar humbjen e pushtetit.

Nga ana tjetër pa më të voglin dyshim Nano dhe Socialistët.

Për Nanon dhe të majtën, Monarkia ishte armiku natyral ideologjik.

Ata kontrolluan numërimin e votave në një kohë kur shteti ishte i shpërbërë.

Rezultati zyrtar prej rreth 33% pro monarkisë mbetet edhe sot i kontestuar nga familja mbretërore, të cilët pretendojnë se fituan mbi 50%.

Ndërkoh në anën tjetër Ndërkombëtarët.

Ata ishin faktori kyç. Fuqitë e mëdha (veçanërisht SHBA dhe Italia) nuk donin një Monarki në Ballkanin e trazuar.

Ata kërkonin stabilitet përmes një Republike parlamentare që mund ta kontrollonin më lehtë.

Leka Zogu u la i vetëm kur doli në shesh me uniformë ushtarake, asnjë ambasadë nuk e mbështeti pretendimin e tij për fitore.

Ndërkohë, mes dy zjarreve socialistëve të tredhur politikisht dhe demokratëve që zhgënjyen populli nisi ta shohë monarkinë jo më si nostalgji, por si alternativë.

Këto foto nga Shkodra e vitit 1997 nuk janë thjesht imazhe turmash, por dëshmia e një prej “tradhëtive” më të mëdha politike në Shqipërinë post-komuniste.

Në mes të kallashnikovëve dhe dëshpërimit, Shkodra e priti Leka Zogun si një mundësi për t’i dhënë fund kaosit, por, çfarë ndodhi në të vërtetë?

Berisha e përdori si mburojë për të mos u fundosur vetë.

Nano e luftoi si rrezikun që i prishte skemën e pushtetit.

Ndërkombëtarët e izoluan sepse një Mbret i fortë nuk i shkonte për shtat llogarive të tyre në Ballkan.

Leka Zogu erdhi me ëndrrën e “Atdheut, Mbretit dhe Bashkimit”, por u përplas me murin e “ujqërve” të politikës që s’donin garë, por pazar.

Sot, 29 vite pas atij referendumi, dilema ende mbetet, A iu vodh shqiptarëve vota në ’97, apo thjesht “Mbreti” ishte tepër i sinqertë për një politikë kaq të pistë?

Dhe kur dëgjon sot edhe vetë Berishën të thotë se “Mbretit i kemi një borxh”, kupton se historia ndonjëherë flet me vonesë, por nuk harron kurrë.

Më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu u shpall

“Mbret i Shqiptarëve” dhe Shqipëria u shpall monarki parlamentare.

Prandaj monarkistët shqiptarë dhe mbështetësit e familjes mbretërore e konsiderojnë 1 Shtatorin si ditën e Monarkisë Shqiptare.

Sot kemi ditën e lindjes së mbretit Ahmet Zogu.

Tiranë dt.08.10.2026

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img