KMA NEWS/ Sot në Kuvend deputetja e PS-së, Valentina Leskaj i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, për tenderat që kanë përfituar djemtë e saj. Lexoni më poshtë reagimin e Leskajt:
“Djali im e ka ngritur në kohën tuaj biznesin. Deri sot s’ka një qindrakë para publike në punët e Arjan Leskajt. Më nxirr një letër që një qindrakë publike është përdour në biznesin e tij, vetëm ka paguar taksa. Turp që i bien në qafë një prindi që e ka vajzën 18 vjeç që punon për të mbajtur familjen dhe që ka dalë e ka shitur në treg sepse mbeti pa punë. Cfarë duhet të bënte? Ja kjo është e vërteta. Akuza që i keni bërë ju është që ai ka kërkuar të marrë përsipër me një grup investitorësh që të marrë kredi, të sakrifikojë me kredi për të bërë një punë. Cfarë duhet të bëjë? Të bëjë rolin e sekserit? Të dy fëmijët e mi janë model, është turp edhe për këtë vend që djali imi cili ka investuar 8 vjet studime jashtë shtetit, ka ardhur këtu dhe ka ndenjur 8 vjet pa punë se ishit ju në pushtet. Çfarë duhet të bëjë? A jeni prindër juve këtu? Duhet të rrijë rrugëve? E ka refuzuar vetë ofertën e OSHEE dhe është tërhequr vetë që në tetor. Ja ku e keni edhe njoftimin në shtyp për anulimin e procedurës. Një djalë 48 vjeç një tjetër 38 vjeç duhet të vijë çdo ditë të raportojë te mamaja ku ka hyrë e ku ka dalë? Tenderin e ka fituar në vitin 2011 nga Ministria e Mjedisit dhe projekti është financuar nga qeveria italiane. Projekti i masave për parandalimin e përmbytjeve është fituar në vitin 2011. Jam e gatshme të iki që sot nga politika, por nuk prish kurrë moralin dhe kulturën e familjes”, tha Leskaj në fjalën e saj në Kuvend.
Por më pas i është kundërpërgjigjur ish-kryeministri Berisha, i cila tha se deputetja Leskaj është konflikt interesi. Sipas Berishës, Leskaj nuk duhet të përdorë mantelin e nënës, për të mbuluar abuzimin që jep pushteti me pasuritë publike të qytetarëve.
“Ngrihet këtu dhe më numëron dhjetra tendera që ka marrë, para nga taksapaguesit shqiptarë, në shkelje flagrante të ligjit të gjitha, sepse nuk e ka deklaruar konfliktin e interesit. Nuk ka faj se vjedh, thotë. Por këtë nuk e thotë njeri mbi tokë veç jush. “S’kam faj unë që vjedh unë”, thotë ajo, “po ju që nuk më kapni”. Por edhe sikur Sali Berisha t’i ketë firmosur me dorën e tij ato tendera, janë shkelje flagrante e ligjit me përgjegjësi për zonjën dhe për djalin. Dhe si tha? Janë “para të Bankës Botërore”. Ato janë kacidhe të shqiptarëve që i merr Banka Botërore, janë borxhe të shqiptarëve. Po hekurudha e kujt është? A ekziston ky ligj zonjë për konfliktin e interesit? Se ky është krim kushtetues.”- tha Berisha.





