KMA NEWS / Partia më e re në Shqipëri, LIBRA e Ben Blushit ka arritur vetëm në dy muaj të anëtarësojë në gjirin e saj mbi 10 mijë anëtarë. Ashtu siç edhe parashikohej partia e Blushit po vazhdon të ec me ritme të shpejta dhe po rritet dita ditës si në Shqipëri edhe jashtë vendit.
Përkrahësit e shumtë të këtij formacioni të ri politik, vijnë kryesisht nga intelektual, studentë, shqiptarë nga emigracioni e diaspora, si dhe nga shteresat e mesme dhe të varfëra.
Vetëm përmes anëtarësimeve online siç bënë të ditur kreu i saj Ben Blushi për mes një postimi në faqen e tij të FB, janë regjistruar pranë kësaj partie 5 Mij e njëqind e dyzet e pesë anëtarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të anëtarësisë[ në 10 mijë.
Ndërkohë Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të anëtarësohen sa më shumë pranë Libra-s. Sipas tij LIBRA, është pronë e përbashkët e antarëve të saj dhe se LIBRA do mbajë zotimin e vet për të luftuar për më shumë barazi, më shume drejtësi dhe më shumë ekuilibër shoqëror.
Më poshtë postimi i Blushit në FB:
LIBRA 5145 ANËTARË
Të nderuar miq! Më pak se dy muaj nga krijimi i LIBRA-S jemi 5145 antarë të rregjistruar vetëm përmes internetit cka e con numrin e përgjithshëm të antaresisë sonë në më shumë se 10.000.Duke ju falenderuar dua tju them se LIBRA do mbajë zotimin e vet për të luftuar për më shumë barazi,më shume drejtësi dhe më shumë ekuilibër shoqëror.LIBRA është pronë e përbashkët e antarëve të saj. Në dy muaj ajo ka bërë diferencën me partitë e vjetra duke mbrojtur të varfërit, shtresën e mesme në një shoqëri që duhet të garantojë konkurrencen e lirë duke respektuar më të dobtit. Ju nxis të jeni pjesë e LIBRA-s përmes libra.al ku mund te antarësoheni në çdo kohë. Më e bukura nuk ka ardhur ende. E kemi ne në dorë. Urime të gjithëve!