Lideri historik i PS, Fatos Nano feston sot 71-vjetorin e lindjes

GAZETA E LONDRES – Lideri historik i PS, Fatos Nano feston sot 71-vjetorin e lindjes

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston sot ditëlindjen. Ai lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Fatos Nano po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike, e quajtur ndryshe si SPOK.

Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për mbi 14 vjet kryetar i Partisë Socialiste. Kjo periudhë përfshin dhe vitet e burgut, kur socialistët vendosën ta mbanin atë kryetar dhe merrnin udhëzime nga qelia për drejtimin e partisë.

Ai është i pari politikan që reformoi Partinë e Punës duke u zgjedhur kryetar i saj si pasardhës i Ramiz Alisë jo vetëm duke i ndryshuar emrin nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë, por duke e strukturuar dhe drejtuar atë me koncept perëndimor demokratik, ndërkohë që anëtarësia dominohej nga koncepti i vjetër bolshevik e lindor.

Fatos Nano është gjithashtu i pari politikan i kësaj partie që mbajti pa të drejtë peshën e përgjegjësisë për komunizmin duke u bërë i pari socialist që dënoi publikisht nomenklaturën komuniste dhe regjimin e Enver Hoxhës dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin komunist në parti.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img