Lionel Messi fiton për të pestën herë “Topin e Artë”

KMA NEWS/ Ceremonia për ‘Topi i artë’, e cila u mbajt ne kryqytetin e Zvicrës, Zurich u fitua për të pestën herë nga Leo Messi. Në garë ishin tre pesha të rënda të futbollit botëror, Lionel Messi, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. Çmimi për trajnerin më të mirë e fitoi tekniku i Barcelonës, Luis Enrique ku me arritjet me skuadrën e tij në vitin që lamë pas arriti ta rrëmbente çmimin.

Tejet i emocionuar për arritjen e tij të jashtëzakonshme, Messi foli pas marrjes së trofeut, duke thënë se kurrë nuk e kishte ëndërruar këtë arritje në futboll.

“Është një moment shumë i veçantë për mua të jem përsëri këtu në këtë fazë, duke fituar përsëri një tjetër “Top të Artë”. Është e pabesueshme e kam fituar për herë të pestë atë. Kjo është një arritje që unë kurrë nuk e kisha ëndërruar në fëmijëri. Dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua, padyshim edhe shokët e skuadrës. Së fundi dua të falenderoj sportin e futbollit për gjithçka që më ka dhënë mua, më ka bërë të mësoj dhe të rritem”, tha Mesi.

Ndërkohë formacioni më i mirë për vitin 2015 ishte:

Në portë: Manuel Neuer (Bayern Munich)

Në mbrojtje: Thiago Silva (PSG), Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Alves (Barcelona)

Në mesfushë: Luka Modric (Real Madrid), Andre Iniesta (Barcelona), Paul Pogba (Juventus)

Në sulm: Neymar (Barcelona), Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

Në votim për topin e artë morën pjesë edhe tre përfaqësues të FSHF Giani de Biazi, Lorik Cana dhe Besnik Dizdari.

Ja si votuan për “Topi i Artë” treshja e Shqipërisë, De Biassi, Cana dhe DizdariPër tre emrat për “Topi i Artë” Messi, Ronaldo dhe Neymar përfaqësuesit e Shqipërisë kanë votuar si më poshtë:

De Biassi, trajneri i kombëtares: 5 pikë i ka dhënë Messit, 3 pikë Ronaldos dhe 1 pikë për Neymar

Lorin Cana, kapiteni i kombëtares: 5 pikë Ronaldos, 3 pikë Messi dhe 1 pikë Neymar

Besnik Dizdari, gazetar sportiv: 5 pikë Messit, 3 pikë Ronaldos dhe 1 pikë e ka dhënë për Neymar

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...

SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E PARË – 2-0!

GAZETA E LONDRES - SHQIPËRIA SHKËLQEN NË PJESËN E...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img