KMA NEWS/ Zhvillime të reja nga pengmarrja e mëngjesit të sotëm në Tiranë.
Nga informacionet më të fundit, mësohet se policia ka arritur të lokalizojë 3 pengmarrëssit e 39-vjeçarit Ylber Kera.
Ata ndodhen në një lokal në Paskuqan. Kera u mor peng në sy të fëmijës së tij 7-vjeç.
Nga deklarimet e fëmijës, 39-vjeçari pati një konflikt verbal me pengmarrësit.
Më pas ata e futën forcërisht në makinë dhe u larguan. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Bajram Curri”. Policia ka ngritur postblloqe të shumta nëpër rrugë, derisa të kapë pengmarrësit. Dyshohet se shkak i konfliktit është një borxh i pakthyer nga ana e Ylber Kerës.





