Ali, 26 vjeç, goditi me thikë deputetin konservator veteran për Southend West më shumë se 20 herë në një takim në zonën elektorale në Leigh-on-Sea në Essex në tetor.
Në seancën dëgjimore në Old Bailey, gjyqtari Justice Sweeney tha: “Kjo ishte një vrasje që goditi në zemër të demokracisë sonë”.
Në një deklaratë, familja e Sir David tha se ajo që ndodhi ishte “përtej së keqes”.
Ali, nga Kentish Town në veri të Londrës, i tha gjykatës se kishte plane të synonte deputetë të ndryshëm, përfshirë ministrin e kabinetit Michael Gove.
Ai tha në gjyqin e tij se ishte i motivuar nga dëshira për të kërkuar hakmarrje ndaj deputetëve që kishin votuar për sulmet ajrore në Siri.
Ai mashtroi duke u shtirur si një punonjës I shëndetësisë për zonën në një takim me Sir David.
Familja e Sir David, në një deklaratë të lëshuar përmes Policisë Metropolitane, tha se ata nuk ndjenin “asnjë gëzim” pas dënimit.
Ata shtuan: “Na thyhet zemra të dimë se bashkëshorti dhe babai ynë do ta kishite përshëndetur vrasësin me një buzëqeshje miqësie dhe do të kishte patur dëshirë ta ndihmonte.
“Sa e pështirë të mendosh se çfarë ndodhi më pas. Është përtej së keqes.”
Ai rezervoi një takim për 15 tetor të vitit të kaluar, për t’u takuar me deputetin konservator, Sir David Amess, në një takim javor në zonën elektorale, në Leigh-on-Sea. Atje, ai vrau 69-vjeçarin, duke e goditur 21 herë me thikë. Ishte një “atentat për qëllime terroriste”, i tha jurisë në gjyqin e tij.
Tani i dënuar për vrasjen e Sir Davidit, motivet e Harbi Ali – të bëra të qarta gjatë intervistave të policisë dhe gjyqit të tij – zbulojnë një studim në tekstin e radikalizimit.
Kurë lufta civile shpërtheu në Siri, Harbi Ali ishte në adoleshencë dhe iu drejtua mediave sociale për të provuar të kuptonte se çfarë po ndodhte.
“Kjo ishte ndoshta një nga luftërat më të dokumentuara ndonjëherë për sa i përket brutalitetit që u krye nga një tiran deri më sot,” tha ai në një intervistë në polici.
“Dhe ishte duke parë luftimet që ndodhën dhe gjithçka rreth tyre, në fillim më bëri të interesuar. Dhe më pas përmes kësaj, mësova për praktikat islame dhe më shumë për fenë time sesa dija më parë.”







