Londër: Hapet ekspozita “Gjurmë Shqiptare” e piktorit kosovar Abedin Bajraktari

GAZETA E LONDRES – Londër: Hapet ekspozita “Gjurmë Shqiptare” e piktorit kosovar Abedin Bajraktari

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar u çel me një atmosferë solemne ekspozita e parë personale e piktorit kosovar Abedin Bajraktari, me titullin domethënës “Gjurmë Shqiptare”.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të PEN-it Shqiptar në Britani dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Londër, duke sjellë në një mbrëmje të vetme art, kulturë dhe ndjenja të thella atdhetarie.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin piktorë, artistë, intelektualë dhe dashamirës të artit nga komuniteti shqiptar dhe ai britanik.

Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadori i Kosovës në MB, z. Ilir Kapiti, i cili hapi ekspozitën me një fjalë përshëndetëse ku vlerësoi veprimtarinë e gjatë dhe kontributin e piktorit Bajraktari në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

Pas fjalës solemne, ambasadori Kapiti zbuloi dy nga veprat më të spikatura të ekspozitës – portretet madhështore të komandantit legjendar Adem Jashari dhe shenjtores Nënë Tereza, të cilat u pritën me emocion nga të pranishmit.

Në atë çast, mbrëmjes i dha një ndjesi të veçantë interpretimi me violinë i Kastriot Gjon Markut, i cili solli dy pjesë muzikore plot ndjenjë, të pasuara nga recitimet e Sami Islamit dhe Luljeta Gjokës, duke e kthyer aktivitetin në një mbrëmje të artit të gjithanshëm.

Moderatorja e mbrëmjes, e mrekullueshmja Merita Isufi, në emër të PEN-it Shqiptar në MB, përcolli përshëndetjet dhe vlerësimet e profesorëve të njohur të artit: Hivzi Muharremi (Prishtinë), Shyqri Çeliku (Mitrovicë) dhe Ylli Haruni (New York), duke lexuar recensionet e tyre për krijimtarinë e piktorit Bajraktari.

Vetë autori, në një fjalë të shkurtër por domethënëse, foli për rrugëtimin e tij artistik dhe për frymëzimin që e shtyn të kërkojë dhe të paraqesë “gjurmët shqiptare” në artin bashkëkohor. Ai ndau me të pranishmit edhe disa detaje për procesin krijues dhe u përgjigj pyetjeve të tyre me shumë dashamirësi.

Në përmbyllje, Ambasada e Kosovës shtriu një kokteil mikpritës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi mes artistëve dhe të ftuarve.

Në fund, piktori Abedin Bajraktari falënderoi me mirënjohje Ambasadorin Ilir Kapiti, stafin e Ambasadës së Kosovës, moderatoren Merita Isufi, artistët pjesëmarrës dhe anëtarët e PEN-it Shqiptar në Britani për mbështetjen dhe për organizimin e këtij eventi kulturor mbresëlënës.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img