Londra ligj të ri për konfiskimin e parave të korrupsionit

KMA NEWS / Politikanë dhe figura publike të dyshuara për blerjen e pasurive me para korrupsioni do të detyrohen të shpjegojnë se si i kanë vënë këto pasuri, përndryshe ajo do t’u konfiskohet, sipas një ligji të ri që hyri në fuqi në Britani këtë muaj. Ligji për pasuritë e pajustifikuara është mirëpritur nga aktivistët, të cilët thonë se kryeqyteti britanik është në qendër të një rrjeti global parash të vëna me korrupsion dhe me mashtrime financiare.

Dy apartamente buzë lumit Tamiz në Uajtholl të Londrës, me vlerë rreth 15 milionë dollarë, siç bëjnë të ditur aktivistët kundër korrupsionit në Moskë janë në pronësi të zëvendëskryeministrit të parë të Rusisë, Igor Shuvalov, i cili ka një pagë vjetore të vetëdeklaruar prej 157 mijë dollarësh.

Si ka mundur Shuvalovi, ta blejë këtë pronë? Grupi anti-korrupsion Transparency International thotë se rasti i tij është një nga disa të tilla që autoritetet duhet të hetojnë në bazë të ligjit për pasuritë e pajustifikueshme.

“Agjencia Kombëtare për Krimin ose Zyra për Mashtrimet e Rënda në Britani mund të përdorte pikërisht këtë ligj, për t’i thënë atij personi: ‘Këtu ka diçka që nuk përputhet. Ndoshta janë të ardhura të ligjshme, por duam të na provoni burimin e tyre dhe ne do t’ju lemë rehat. Nëse ai nuk e shpjegon dot burimin, atëherë do të zbatohet ligji dhe pasuria do të konfiskohet,’” thotë Rachel Davis Teka nga organizata Transparency International.

Agjencia Kombëtare për Krimin beson se çdo vit nëpër Londër kalojnë më shumë se 100 miliardë dollarë para korrupsioni. Një pjesë e mirë e tyre janë para publike të vjedhura nga buxhetet e qeverisë.

“Para hyrjes në fuqi të ligjit ishte shumë e lehtë që politikanë të huaj të korruptuar ta fshihnin pasurinë e tyre në Britani në formën e pronave të patundshme”, thotë zonja Davis.

Një shtëpi me vlerë 18 milionë dollarë në lagjen Mejfer të Londrës ka qenë në pronësi të Rifaat al-Assadit, xhaxhait të presidentit sirian Bashar al-Assad. Hetuesit besojnë se ai kishte përvetësuar më shumë se 300 milionë dollarë fonde shtetërore. Ai e shiti shtëpinë vitin e kaluar para se t’i konfiskohej nga autoritetet dhe pretendon se pasuria e tij vjen nga mbështetësit e pasur arabë.

Ata që kërkojnë të fshehin pasurinë, shpesh përdorin një rrjet kompleks firmash të regjistruara në parajsa fiskale për të fshehur identitetin.

“Ne ende nuk kemi një regjistër të pronarëve të vërtetë të huaj që zotërojnë prona në Britani. Dhe ky është problem për të identifikuar mospërputhjet e mëdha mes të ardhurave dhe pasurisë,” thotë Rachel Davis.

Të ashtuquajturat “Paradise Papers” tregojnë se kjo ndërtesë me vlerë 20 milion dollarë në Londër është në pronësi të Toyin Sarakit, gruaja e Presidentit të Senatit nigerian Bukola Saraki. Ai thotë se pasuritë e tij janë të ligjshme. Transparency International thotë se kjo duhet të hetohet.

 

Aktivistët paralajmërojnë se ligji për pasuritë e pajustifikuara do të funksiononte vetëm nëse qeveria britanike është e gatshme ta përdorë atë për t’i dhënë fund rolit të Londrës si një metropol që tërheq paratë e korrupsionit.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img