KMA NEWS / Nënkryetari i LSI, Luan Rama u ka bërë ftesë publike anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore që të angazhohen dhe të realizojnë ndryshimet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen më 18 qershor 2017.
“Ftoj anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore të tregojnë angazhim. Kush dëshiron të bëhet pjesë e kontributit pozitiv për këtë reformë është i mirëpritur”, Ndërsa e cilëson Reformën Zgjedhore si testin e radhës për politikën, Luan Rama kërkon që ajo të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve. Më tej ai ka kërkuar që në Reformën e ardhshme të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Duam që Reforma zgjedhore të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve. Në Reformën Zgjedhore të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Reagon Balla i PS
Deputeti Taulant Balla që drejton Komisionin e reformës zgjedhore i është përgjigjur Sekretarit të LSI Luan Rama, duke e konsideruar të pavend rolin e tij si arbitër duke fajësuar njësoj PD dhe PS për reformën. Balla thotë se PS dhe LSi janë bahskë një skaudër dhe kane qendrime plotesisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE për reformën zgjedhore.





