Lufta në Izrael/ Ish-basketbollistja e Partizanit: Jemi 5 familje shqiptare këtu, dhëndurët dhe djali im po luftojnë

GAZETA E LONDRES – Lufta në Izrael/ Ish-basketbollistja e Partizanit: Jemi 5 familje shqiptare këtu, dhëndurët dhe djali im po luftojnë

Jeta Gashi ish basketbolliste e njohur e ekipit të Partizanit jeton prej vitesh në Izrael. Ajo ka folur sot për Fiori Dardhën në “Breaking” në Top News dhe ka treguar tmerrin që po përjetojnë atje.

Jeta jeton 30 km larg qytetit të sulmit dhe tregon se qytetarët atje janë të trajnuar se si të veprojnë në rast lufte, por këtë herë gjithçka ishte e befasishme.

“Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë. Në popullin izraelit ka një edukim të paparë, sepse marrim një njoftim dhe udhëzohemi se çfarë duhet të bëjmë.

Por këtë herë ishte ndryshe, sepse grupet terroriste janë të vështira që të luftohen. Deri dje në qytetin tim kemi qenë të mbyllur sepse grupet terroriste u afruan. Patjetër që kishim frikë të madhe.

Ata bëjnë masakra të tmerrshme, patjetër çdo izraelit është i frikësuar”, u shpreh ajo.

Gashi e cila punon si mësuese tregon se shkollat janë mbyllur dhe se ata qëndrojnë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit dhe drejtorinë.

“Në qytetin tim jemi mbi 5-6 familje shqiptare, dhëndurët e mi gjenden sot në luftë, nuk e dimë ku janë. Kemi dhe një djalë student i cili sa u lirua nga ushtria që gjithë natën u mobilizua dhe uroj të kthehen shëndet e mirë te nënat e tyre te familjet e tyre”.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img