Lustracioni, Totozani: Le të fillojë nga Avokati i Popullit

KMA NEWS/ Avokati i Popullit, Igli Totozani, në dy rekomandimet e tij për ligjin e lustracionit, propozon që ky proces të nisë nga institucioni që ai drejton. Në këto rekomandime përfshihen dhe ndryshime në ligjin e Avokatit të Popullit.

“Për këtë qëllim pak ditë më parë i jemi drejtuar Kryeministrit, Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë me dy rekomandime të reja për Lustracionin. I pari lidhet me dëshirën dhe vullnetin tonë për ta nisur Lustracionin pikërisht nga institucioni i Avokatit të Popullit. Kemi kërkuar të jemi të parët që të japim shembullin konkret në zbatimin e këtij procesi. Për këtë kemi propozuar ndryshimet ligjore specifike që duhet të pësojë ligji për Avokatin e Popullit, me qëllim që të mundësojë aplikimin real të Lustracionit në organizimin dhe veprimtarinë e brendëshme organizative, funksionale të vet institucionit”, thotë Avokati Totozani.

Totozani hedh idenë që procesi i lustracionit të bëhet bashkë me dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.

“Në funksion të zbatimit të Lustracionit në institucionet e tjera shtetërore kemi dërguar një tjetër rekomandim ku kërkojmë rregullimin horizontal ligjor në të gjithë kuadrin ligjor ekzistues në fuqi. Vetëm kështu do të mund të rregullohet procedurialisht dhe institucionalisht ky proces purifikimi për shoqërinë shqiptare, mbështetur në standarded më të mira ndërkombëtare. Mendojmë se është momenti i duhur që procesi i Lustracionit, të bëhet bashkë me Dekriminalizimin, dhe Reformën në Drejtësi për t’i garantuar Shqipërisë dhe demokracisë së saj, një stad të ri dhe një të ardhme më të sigurtë”, deklaron Totozani.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img