Macron: 26 vende kanë premtuar të dërgojnë trupa në Ukrainë

GAZETA E LONDRES – Macron: 26 vende kanë premtuar të dërgojnë trupa në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy dhe ai i Francës Emmanuel Macron kanë mbajtur një konferencë për shtyp pas samitit të radhës për Ukrainën, ku u diskutua për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

“Deri më sot, 26 vende nga ky Koalicion i të Gatshmëve janë zotuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie duke filluar një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencë.

Macron sqaroi se qëllimi i tyre nuk është të zhvillojnë luftë, por të garantojnë paqen dhe një armëpushim, si dhe të parandalojnë një sulm të ri.

Presidenti francez deklaroi se Rusia ka humbur mbi 1 milionë ushtarë gjatë luftës me Ukrainën.

“Nuk e dimë numrin e saktë të viktimave të kësaj lufte. Por e dimë që Rusia ka humbur mbi një milion ushtarë, të vrarë ose të plagosur, në planin e saj për të pushtuar më pak se 1% të territorit ukrainas deri në nëntor 2022”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron në fund të takimit të Vullnetarëve në Pallatin Elize.

Hot this week

Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

KMA NEWS / Gjukata e apelit në Athinë, ka...

I dënuar me burg përjetë i riu shqiptar Margjokaj, shpallet i pafajshëm

KMA NEWS / Shqiptari i dënuar me burgim të...

Nis transmetimet televizioni më i ri në Shqipëri Fax News (Ndiqe live)

KMA NEWS / Televizioni i ri informativ FAX News ka startuar...

E jashtëzakonshme: Vjen Meda me Ponin në një koncert të madh në Athinë !

KMA NEWS / E jashtëzakonshme, por ja që ndodh,...

KUR KLIKIMET BËHEN MË TË RËNDËSISHME SE E VËRTETA

GAZETA E LONDRES - KUR KLIKIMET BËHEN MË TË...

KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET NË ARMË

GAZETA E LONDRES - KUR LIRIA E FJALËS KTHEHET...

105 NDRYSHIME NË KODIN E PROCEDURËS PENALE

GAZETA E LONDRES - 105 NDRYSHIME NË KODIN E...

Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen nga kamerat e reja në Angli

GAZETA E LONDRES - Mijëra targa fantazmë të paligjshme zbulohen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img